20.9 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Vjosa Osmani përkohësisht Presidente e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që përkohësisht ta marrë detyrën e Presidentit të Kosovës.

Pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi, posti i presidentit të Kosovës sipas Kushtetutës përkohësisht duhet të ushtrohet nga Kryetarja e Kuvendit.

Sipas Kushtetutës së Kosovës në rast të mungesës së përkohshme të Presidentit postin e tij përkohësisht do ta ushtrojë kryetarja e Kuvendit.

Neni 90 i Kushtetutës parasheh se Kryetarja e Kuvendit mund ta ushtrojë këtë pozitë më së shumti 6 muaj.

Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit]Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit.

Në rast se nuk ka ndodhur kalimi vullnetar i përgjegjësive, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me konsiliumin mjekësor, me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve vendos nëse Presidenti i Republikës së Kosovës është përkohësisht i paaftë për të ushtruar përgjegjësitë e veta. Kryetari i Kuvendit të Kosovës do të shërbejë si ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës derisa ajo/ai të bëhet i aftë që të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive të Presidentit. 3. Posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj.

Related posts

Covid 19 vazhdon të mer jetë, a ka shpresë me ilaçin “Favirapir”?

admin

Greqi, dyqanet rihapen të hënën, vaksinimi do të jetë falas dhe vullnetar

admin

Në Greqi prej sot vendoset orë policore

admin