5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Rajoni

Vjosa Osmani merr sot zyrtarisht detyrën si presidente e Kosovës

Vjosa Osmani, e cila u zgjodh Presidente me 71 vota pro, do të marrë ditën sotme zyrtarisht detyrën e re.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se sipas një njoftimi nga presidenca, Osmani do të marrë detyrën pa ceremoni shtetërore. Mësohet se ky vendim është marrë për shkak të pandemisë së Covid-19.

Sipas njoftimit sot do të organizohen një sërë aktivitetesh për të shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.“Presidentja Osmani do të bëjë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.Për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19 nuk do të organizohet një Ceremoni e Inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës.“

Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat.”

Osmani mori detyrën e presidentes së Kosovës në seancën e mbajtur të dielën, duke marrë 71 vota në rundin e tretë.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com