15.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Vjosa Osmani insiston në rishikimin e marrëveshjes së Uashingtonit

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me cështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Izraelit — Jerusalem. Numri dy në listën e VV-së ka premtuar se vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem varet nga diskutimi që do të bëjë qeveria e re e Kosovës me Administratën Biden.

Sipas saj, marrëveshja e Uashingtonit në mes të Kosovës dhe Serbisë thotë që Kosova dhe Izraeli pajtohen për njohje reciproke dhe nuk përmendet Jerusalemi askund, marrëveshje kjo për të cilën sekretari amerikan i shtetit në administratën e Biden, Antony Blinken e ka përkrahur publikisht.

“Ne e kemi diskutuar në detaje këtë cështje. Marrëveshja në pikën e saj të fundit thotë që Kosova dhe Izraeli pajtohen të bëjnë njohje reciproke. Pikë. Askund nuk përmendet Jerusalemi”, është shprehur Osmani.

Tutje, ajo tha se cdo pikë e asaj marrëveshje do të rishqyrtohet bashkë me administratën Biden porsa të ulen urgjentisht pas krijimit të qeverisë.

“Ne që të dy e kemi përshëndetur lidhjen e marrëdhënieve diplomatike, por ajo që do të bëjmë në tërësi për këtë marrëveshje, nga pika e parë deri tek e fundit, është se do të insistojmë që të ulemi menjëherë urgjentisht pas krijimit të qeverisë me presidentin Biden dhe administratën e tij të re të, në mënyrë që të rishikojmë secilën pikë dhe të shohim cili është përkushtimi i tyre”, ka  thënë Osmani.

Ajo gjithashtu tha se njohja e Kosovës nga Izraeli është shumë e rëndëshishme, por për cështjen e ambasadës gjithçka do të vendoset pasi të diskutohet me Adminsitratën Biden.

“Natyrisht që njohja nga Izraeli është tejet me rëndësi, është një prej njohjeve më të rëndësishme dhe arsyeja pse na ka njohur Izraeli janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, do të varet tërësisht nga diskutimi me Administratën Biden”, thotë Osmani.

“Ajo cfarë do të ketë rëndësi për ne është qëndrimi i Administratës Biden”, shtoi Osmani.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com