22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Vizitë e parë zyrtare e kryetarit të Kuvendit në Emiratet e Bashkuara Arabe

Abu Dabi, 15 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej sot e deri më 17 nëntor, do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo është hera e parë që një kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut të realizojë vizitë të tillë dhe të realizojë takime me Këshillin nacional federal të EBA-s.

Vizita e Xhaferit, siç njofton raportuesi i MIA-s nga Abu Dabi, përputhet me 25-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në përbërje të delegacionit parlamentar janë edhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Bashkëpunimit me parlamentet e vendeve të Lindjes së Afërme dhe Gjirit Arabik, deputetët, Hysni Ismaili, kryetar i grupit dhe anëtarët, Darko Kaevski dhe Bedri Fazli.

Në kuadër të programit janë parashikuar takime me mikpritësin, SH.T. Sagar Al Gobash, kryetarin e Këshillit nacional federal të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe me më shumë përfaqësues të lartë të Qeverisë së EBA dhe ministri të caktuara resore.

Gjatë takimit, pritet të bëhet fjalë për avancimin e bashkëpunmit me Këshillin nacional federal në nivel parlamentar, por edhe për marrëdhëniet e përgjithshme mes dy shteteve.

Gjatë qëndrimit, është paraparë edhe vizita e Pavijonit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në “Ekspo Dubai 2020”.

Related posts

Osmani-Varhei: Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare sa më shpejtë

admin

Ish ministri boshnjak, Llagumxhija: Zaev e përjetoi fatin e gjithë reformatorëve

admin

Moti sot i kthjellët dhe me diell

admin