11.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Vizita historike dhe e rrezikshme e Papës në Irak

Të premten, më 5 mars, Papa Françesku është nisur për në Irak, që konsiderohet si një prej udhëtimeve më të rrezikshme në një vend të huaj, që nga zgjedhja e tij në vitin 2012.

Ai tha se e ndjente si detyrime këtë vizitë sepse ky vend kishte vuajtur për një kohë të gjatë.

Aeroplani i Alitalia, u nis nga aeroporti i Romës për në Bagdad bashkë me Papa Françeskun dhe shoqëruesit e tij dhe rreth 75 gazetarë, raporton Reuters.

Në Irak janë shtuar masat e sigurisë për të siguruar vizitën e papës 84-vjeçar.

“Unë jam i lumtur që po udhëtoj përsëri”, tha ai shkurt para gazetarëve në bordin e avionit, duke aluduar në pandeminë e koronavirusit që ka penguar udhëtimet.

Ky udhëtim për në Irak, është i pari i tij jashtë Italisë që nga nëntori i vitit 2019.

“Ky është një udhëtim emblematik dhe është një detyrë ndaj një toke që është martirizuar për kaq vite”, tha Papa Françesku, para se të vendoste një maskë në fytyrë dhe të përshëndeste secilin reporter veç e veç, por pa i dhënë dorën askujt.

Papa Françesku do të vizitojë katër qytete në Irak, duke përfshirë zonat që shumica e personaliteteve të huaja nuk mund të shkojnë, aq më pak në një hapësirë kaq të shkurtër kohe.

Në një kishë në Bagdad ai do të mbajë një meshë dhe pastaj do të takohet me klerikun mysliman shiit në jug të Irakut në Najaf dhe do të vizitojë edhe Mosulin, qytet ky që ishte një ish-bastion i grupit militant, Shteti Islamik.

Në kishat dhe ndërtesat tjera në këtë qytet, ende mund të shihen gjurmët e luftës.

Dhuna dhe shpresa

Që nga disfata e grupit militant, Shtetit Islamik në vitin 2017, në Irak ka pasur një shkallë më të lartë të sigurisë, megjithëse dhuna vazhdon, shpesh në formën e sulmeve me raketa nga milicitë e lidhura me Iranin që caqet e Shteteve të Bashkuara.

Të mërkurën, më 3 mars, dhjetë raketa goditën një bazë ajrore ku qëndrojnë forcat e koalicionit ndërmjet SHBA-së dhe Irakut.

Disa orë më vonë, Papa Françesku rikonfirmoi se do të udhëtonte në Irak.

Grupi militant, Shteti Islamik gjithashtu mbetet një kërcënim.

Në janar, një sulm vetëvrasës i pretenduar nga grupi militant suni, la të vdekur 32 persona që ishte sulmi më vdekjeprurës në Bagdad për vite me radhë.

Françesku do të takojë klerikë në një kishë të Bagdadit, ku në vitin 2010 persona të armatosur islamikë vranë më shumë se 50 besimtarë.

Dhuna ndaj grupeve të pakicave në Irak, veçanërisht kur një e treta e vendit drejtohej nga Shteti Islamik, ka zvogëluar komunitetin e tij të lashtë të krishterë në një të pestën, e që dikur ishte 1.5 milion njerëz.

Papa do të vizitojë edhe vendlindjen e profetit Abraham, i cili respektohet nga të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë dhe do të takohet me klerikun e nderuar mysliman shiit të Irakut, Ajatollahun e Madh Ali al-Sistani, i cili është 90-vjeçar.

Kjo do të hera e parë që nja papë takohet me Sistanin, i cili ka ndikim të madh mbi shumicën shiite të Irakut dhe në politikën e vendit.

Disa grupe militante shiite e kanë kundërshtuar vizitën e Papës, duke e formuluar atë si ndërhyrje të Perëndimit në punët e Irakut, por shumë irakianë shpresojnë se ajo mund të ndihmojë në krijimin e një imazhi të ri për Irakun.

“Mund të mos ndryshojë shumë në terren, por të paktën nëse Papa viziton vendin tonë, njerëzit do ta shohin Irakun në një kënd tjetër, jo vetëm me bomba me luftë”, tha Ali Hassan, një 30-vjeçar nga Bagdadi.

Related posts

Është zyrtare – largimi i kancelares Angela Merkel

Admin

Aksion i përbashkët europiano-amerikan: Arrestohen 150 persona, konfiskohen 31 milionë dollarë

Admin

Zgjidhja e problemit të kaosit në trafik, aeroportet italiane dhe ato franceze me infrastrukturë për taksitë fluturues

Admin

Gruaja e parë me ngjyrë në Bundestag – kush është Awet Tesfaiesus

Admin

Barbel Bas zgjidhet presidente e re e Bundestagut

Admin

Inteligjenca amerikane: Shteti Islamik mund ta sulmojë SHBA-në

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com