22 C
Los Angeles
November 28, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

Vitia e pyet Ramën: Nëse ia doni kaq shumë të mirën Prishtinës, pse s’u bëtë kandidat i pavarur?

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia, e ka pyetur kundërkandidatin e tij Përparim Ramën nga LDK-ja se pse nuk iu fut garës si kandidat i pavarur meqë ia do kaq shumë të mirën Prishtinës.

“Nëse ia doni kaq shumë të mirën Prishtinës dhe nuk dyshoj që ia doni, pse nuk u bëtë kandidat i pavarur? E gjithë fushata e dimë që bëhet nga strukturat e LDK-së dhe kemi parë që gjithë kasta e vjetër në LDK vazhdon t’iu mbështes. Nuk kam dyshim në çdo fjalë që thoni, mirëpo duke qenë mosnjohës i skenës politike në Kosovë jam i sigurt se do të përballeni qysh në fillim me shumë probleme që vijnë nga kjo kastë”, e ka pyetur ai.

Rama i është kundërpërgjigjur se nuk do të ketë probleme, sepse është i pavarur në aspektin e vendimmarrjes.

“Nuk do të përballem me probleme, sepse mua do të më zgjedhë populli. Unë jam i pavarur në aspektin e vendimmarrjes për arsye se nuk më ka zgjedhur LDK-ja, por më ka zgjedhur populli i Kosovës”.

“E njoh shumë mirë skenën politike në Kosovë, prandaj kam propozuar që kabineti qeverisës i zgjedhjeve lokale duhet të shkojë përtej partive politike në të mirën e qytetarit. Jam i hapur që drejtoritë të jenë prej njerëzve profesionistë e që nuk ka lidhje a janë nga Vetëvendosja, LDK-ja, PDK-ja ose parti të tjera. Unë nuk kam ardhur ta përdor pozitën si trampolinë për t’u bërë kryeministër, president apo kryetar partie”, tha Rama në Klan Kosova.

Kandidati i LDK-së për kryeqytetin në ndërkohë është shprehur i bindur se do të fitojë në këtë rund të zgjedhjeve lokale dhe do të qeverisë për dy mandate.

“Unë do të jem këtu për tetë vjet, sepse brenda tetë vjetëve do ta ndryshojmë rrënjësisht Prishtinën në bazë të projekteve që kemi prezantuar. Në katërvjeçar e bëjmë transformimin, derisa në tetëvjeçar e bëjmë kryeqytetin me karakter unik në botë për të mirën e çdo qytetari. Këtë e them me vetëbesimin më të lartë, sepse eksperienca ime me qytete të ndryshme në botë me jep edhe perspektivën nga jashtë”, theksoi Rama.

Related posts

Presidentja Vjosa Osmani takohet sot me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau

admin

Rruga për në Holandë përmes Jarinës

admin

DnV: Fushata për balotazh me shkelje flagrante të masave kundër COVID-19

admin