19 C
Skopje, NM
12/04/2021
DailyNews.mk
VIP YJET

Reperi i njohur po hetohet për thyerjen e rregullave të koronavirusit

Travis Scott po hetohet për shkelje të mundshme të rregullave të koronavirusit pasi grumbulloi disa fansa derisa njoftoi vendndodhjen e tij në internet.

Reperi, 28 vjeçar bëri bujë derisa qëndronte në mes të një rruge në Los Anxhelos, i rrethuar nga të rritur të rinj të cilët dëshironin të fotografoheshin me të.

Sipas TMZ, zyrtarët e qytetit kanë nisur një hetim mbi ngjarjen sepse ai nuk kërkoi leje për të mbajtur tubimin publik.

Departamenti i Punëve Publike të Los Anxhelosit thuhet se i tha botimit se po shikonin nëse ylli amerikan theu rregullat  e pandemisë.

Mediat e huaja kanë zbuluar se nuk i ishte dhënë ndonjë leje për ngjarjen e minutës së fundit dhe qyteti ka hezituar t’i ofrojë ato në muajt e fundit për shkak të krizës globale.

Është sugjeruar që departamenti do të ndërlidhet me zyrën e Prokurorit të Qytetit për të parë se çfarë veprimi duhet të ndërmerret, duke përfshirë një gjobë të mundshme.

Travis së fundmi u gjobit me dyqind dollarë për një ngjarje të ngjashme të cilën ai e priti në Downey, megjithatë gjoba u mbulua nga McDonald’s.

MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Travis për më shumë komente por nuk kanë marrë ndonjë përgjigjje.

Përkundër gjithë dashurisë që iu tregua, siguria u detyrua përfundimisht të ndërhynte dhe ta distanconte atë nga turma.

Related posts

Alketa Vejsiu tregon se a do t’i rikthehet sërish muzikës?

Lea Musliju

Fustani i hapur i zbulon shumë Kyliet, fokuson të pasmet në pozat provokuese

Lea Musliju

Një vit pas publikimit, Dua Lipa numëron suksese të reja me albumin “Future Nostalgia”

Lea Musliju

Demi Lovato e tronditur pasi dëgjoi lajmin për gjendjen e DMX

Lea Musliju

Kida zgjedh destinacionin e pëlqyer të VIP-ve për pushime

Lea Musliju

“Kam pasur një natë të vështirë”, Alketa rrëfen momentin më të sikletshëm në skenë

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More