18 C
Skopje, NM
03/03/2021
DailyNews.mk
VIP YJET

Ndarja e Kim Kardashian me bashkëshortin do të transmetohet në televizion

Kim Kardashian West thuhet se do të dokumentojë divorcin e saj prej 2.1 miliardë dollarësh nga Kanye West në televizion.

40 vjeçarja e cila i bëri kërkesë për divorc bashkëshortit të saj pas shtatë vjet martese të premten  ka xhiruar muajt e fundit të jetës së saj për sezonin e fundit të show-t, “Keeping Up With The Kardashians”.

Programi do të nxjerrë në pah ndarjen mes Kim dhe Kanye ku do zbulohen detaje nga divorci i ish-çiftit.

Sipas një burimi, thuhet se ndarja e Kim do të dokumentohet në show-n e fundit dhe do jetë një temë diskutimi në shfaqjen e tyre të re.

Megjithëse ishte raportuar më parë se Kim ishte e trishtuar por e lehtësuar pasi bëri kërkesë për divorc, një person i brendshëm tha se ndihet e sigurt në vendimin e saj.

“Kim është padyshim e trishtuar, por ajo ndihet e sigurt në vendimin e saj për t’u divorcuar nga ai, sepse ajo e di se është më e mira për veten dhe familjen e saj. Ajo tashmë është ndjerë si e divorcuar për muaj me radhë. Ka kaluar shumë kohë dhe ajo ndihet e lehtësuar që më në fund mund të lëvizë përpara”.

Shqetësimet e saj kryesore janë mirëqenia e katër fëmijëve të tyre, një burim ka thënë se ajo është e  shqetësuar për privatësinë e saj dhe fëmijët.

Burimi shtoi se vajza e madhe North ka një farë kuptimi se çfarë po ndodh, duke vënë në dukje se fëmijët i kanë parë të ndarë, kështu që nuk është për t’u habitur.

Kim iu ka thënë fëmijëve se ajo e do babin e tyre, por ata duhet të jenë larg. Ata nuk e kuptojnë plotësisht se çfarë po ndodh dhe janë mësuar tashmë me situatën.

Në fund të fundit ajo e mori vendimin për të vazhduar legalisht sepse ishte e lodhur duke pritur. “Ajo u përpoq t’i jepte një shans. Ajo donte ta bënte këtë vitin e kaluar. Ajo i dha atij shumë kohë, por është vetëm koha për të ecur përpara. Nuk kishte afera. Askush nuk bëri asgjë të keqe. Ata u rritën të ndarë”, ka thënë një burim.

Related posts

“Mono”, vjen nga Kastro Zizo, Alban Kondi dhe Bojken Lako

Lea Musliju

Selena Gomez zbulon datën e lansimit të mini-albumit të parë në gjuhën spanjolle

Lea Musliju

Meghan Markle e trishtuar nga raporti i ankesës për ngacmim

Lea Musliju

Rita Ora ndan të tjera imazhe nga paraqitja në “The Tonight Show”

Lea Musliju

Dua Lipa në kampanjën e video-lojës FIFA 21 të PlayStation me mesazh kundër racizmit

Lea Musliju

Aktorja e njohur shtatzënë për herë të tretë

Lea Musliju

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More