Demi Lovato flet për reperin DMX.
Demi Lovato u trondit kur mësoi për mbidozën e DMX, duke i kujtuar se sa me fat është që është ende gjallë, shkruan TMZ.
Demi do të rrëfejë në “TMZ Live” të mërkuren lidhur me dokumentarin e saj “Dancing With the Devil” dhe albumin e saj të ri, “Dancing With The Devil … The Art of Starting Over”.
Ajo po ashtu flet edhe për gjendjen shëndetësore të DMX, i cili është në komë dhe në gjendje kritike për jetën.
Këngëtarja kujton situatën e saj që e kishte me mbidozën, duke menduar se mund të ketë qenë më keq se DMX.
Albumi “Dancing With the Devil” i Demit është autobiografik.