20.3 C
Los Angeles
December 6, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni Rekomanduar

Viktima më e vogël në tragjedinë në Bullgari ka 4 vjet ndërsa më i moshuari 63

Viktima më e vogël në tragjedinë në Bullgari ka 4 vjet ndërsa më i moshuari 63
Mediumi bullgar BGNES shkruan se viktima më e vogël në tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari ka 4 vjet, ndërsa më i vjetri 63 vjet. Sipas informacioneve të medias bullgare, numri më i madh i viktimave janë të lindur mes viteve 1971 dhe 2004.

Autobusi ka udhëtuar në relacion Stamboll – Shkup.

Sa i përket tragjedisë po punohet në dy pista: gabim njerëzor të shoferit dhe një mosfunksionim teknik i papritur.

“Fotografia është e tmerrshme. Askush nuk mund të thotë për momentin sa janë dhe kush janë. Është e vështirë të identifikohet dhe të përcaktohet një nga një”, tha ministri i Brendshëm Bojko Rashkov, i cili mbërriti në vendngjarje në orët e para së bashku me kryeministrin Stefan Yanev dhe zëvendëskryeprokurorin Borislav Sarafov.

Një ekip mjekësh të mjekësisë ligjore do të marrin një mostër nga secili trup për identifikimin e ADN-së.

“Kjo është një tragjedi njerëzore e panjohur në përmasat e saj,” tha Borislav Sarafov.

Related posts

Asnjë partner i koalicionit nuk e lë Zaevin të dorëhiqet, rrezikohet krizë politike

admin

Gaber: I realizuam kërkesat, tani është koha të marrim rezultat korrekt

admin

Carovska: Ndërtojmë sistem me të cilin sigurojmë zhvillim të arsimit të lartë

admin