22.4 C
Los Angeles
November 30, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

“Vettingu në politikë”/ Basha: Ekonomia nuk mund të përparojë në një pellg korrupsioni që frenon përpjekjet e shqiptarëve të ndershëm për një jetë më të mirë

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi sot se ekonomia e një vendi nuk mund të përparojë në një pellg korrupsioni që frenon përpjekjet e shqiptarëve të ndershëm për një jetë më të mirë.

Basha tha se teksa diskutohet për ekonominë, nuk mund të mos vendosim në qendër të agjendës, kryetemën e shqiptarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë, vettingun e politikanëve.

“Është korrupsioni që sfidon sistemin tonë të vlerave, që shkakton gjakderdhjen e financave publike, që pengon tregun e lirë, që vret konkurrencën, që ndal rritjen e rrogave dhe të pensioneve, që largon të rinjtë e të rejat, që bllokon përparimin në rrugën drejt BE-së, që ndihmon lulëzimin e trafiqeve dhe pasigurisë.
Ndaj në një ditë si kjo, ku do të flitet gjatë për ekonominë, nuk mund të mos vendosim në qendër të agjendës, kryetemën tonë, kryetemën e shqiptarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë, vettingun e politikanëve.
Sepse ekonomia e një vendi nuk mund të përparojë në një pellg korrupsioni, që frenon përpjekjet e shqiptarëve të ndershëm për një jetë më të mirë.
Vendi ynë ka potenciale të jashtëzakonshme, ka burime natyrore të lakmueshme nga shtete më të pasura e të begata, ka njerëz të ndershëm që nuk kanë nevojë për shtetin, por kanë nevojë që shtetetarët e korruptuar të mos bëhen pengesë me babëzinë e tyre”, tha Basha.

Related posts

Mediat: Kryeministri i Holandës nesër vizitë në Tiranë, zbardhet axhenda

admin

Makina inteligjente kap mat 219 shoferë: Ja shpejtësia marramendëse me të cilën ecnin

admin

Interpelanca/ Manastirliu: Vaksinat e përdorura në Shqipëri nuk duhet të vihen në dyshim, të gjitha janë efikase!

admin