5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Verratti: Përballemi me skuadrën më të mirë në botë, duam të shkojmë në finale

Mesfushori i PSG-së, Marco Verratti është deklaruar para ndeshjes kthyese ndaj Manchester Cityt në “Etihad”.

“Qytetarët” fituan me rezultat 1 – 2 në “Parkun e Princave”.

Ndërkohë, italiani ka bërë të ditur se PSG-ja beson në fitore dhe mbesin në garë për tre tituj.

“Është atmosferë shumë e mirë, jemi në garë për tre tituj. Pas Cityt ishte zhgënjyes. Nuk mund të presim ta tregojmë në fushë të gjithë se bashku, duhet të besojmë. Jemi grup shumë më i mirë”.

“Presim ndeshje të mirë, jemi të lumtur që jemi në gjendje të luajmë, duhet të jemi të qetë, të luajmë lojën tonë. Detajet e vogla mund ta vendosin ndeshjen”.

“Duhet të shënojnë dy gola, kjo ndryshon pak. Është fushë e vështirë, por nuk kemi asgjë për të humbur, duhet të jemi të lumtur në fushë, mendojmë për futbollin, të gjithë ëndërrojnë të janë në këpucët tona”.

“Duhet të tregojmë shumë personalitet, duhet të luajmë ndeshje të mirë që të shkojmë në finale”.

“Nuk jemi alienë, do vuajmë është normale, ne luajmë në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës më të mirë në botë. Duhet të vuash, është sport”.

“Çelësi është të luajmë, futbolli është kënaqësi, do bëjmë gjithçka për të pasur sukses. Do përballemi me lojtarët më të mirë. Një lojë gjeni nga Neymar ose Mbappe mund ta ndryshojë lojën”, deklaroi ai.

Ndeshja mes Cityt dhe PSG-së zhvillohet nesër në fillim nga ora 21:00.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com