24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Sport

Veprim idiotesk dhe i shëmtuar nga Ibrahimovic ndaj Azpilicuetas – suedezi shpëtoi madje edhe pa u ndëshkuar

Spanja arriti të kualifikohej për në Kupën e Botës që mbahet në Katar në vitin 2022, pas fitores 1-0 ndaj Suedisë.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Alvaro Morata në minutën e 86-të, e që u asistua nga Dani Olmo.

Por, gjatë përballjes mes dy përfaqësuesve, Zlatan Ibrahimovic bëri nj veprim të shëmtuar ndaj Cesar Azpilicuetas.

Derisa lojtarët e të dy skuadrave ishin të vendosura në zonën e rreptësisë së Spanjës, sulmuesi suedez goditi mbrapa shpinës anëtarin e Chelseat.

Gjyqtari dhe VAR-i nuk arritën të kapin atë moment, derisa Ibrahimovic shpëtoi pa u ndëshkuar.

Natyrisht se momenti u bë viral në rrjetet sociale, me shumë përdorues që kritikuan suedezin për veprimin e bërë.

Related posts

Tenistja kineze, Peng Shuai ‘zhduket’ pasi akuzoi ish-zëvendëskryeministrin për abuzim seksual

admin

Holanda fiton në fund ndaj Norvegjisë, siguron biletën për Katar 2022

admin

Juventusi e pëson nga ndeshjet ndërkombëtare, Dybala dhe Bernardeschi kthehen të dëmtuar

admin