24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Vepër e re penale në komunikacion: Nëse ka viktima në aksident, së paku 4 vjet burg

Shkup, 16 nëntor – Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq sot paralajmëroi se punohet në vendosjen e një vepre të re penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme”, në Kodin Penal.

“Dëshiroj ta informoj opinionin se në suaza të Grupit të punës të Ministrisë së Drejtësisë për përgatitje të Kodit të ri penal vendosim vepër të re penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesshme”, për të cilën është paraparë dënimi me burg edhe deri në 3 vjet, ndërsa nëse ka pasoja fatale, dënimi është së paku 4 vjet burg”, tha Mariçiq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Në lidhje me zbutjen e dënimeve dhe dënim me kusht për vepra të rënda në komunikacion, siç potencoi ministri i Drejtësisë, do të inicojë debat në suaza të grupit të punës dhe atë në lidhje me përmirësimin e zgjidhjeve ligjore dhe eliminimin e keqpërdorimeve të mundshme në këtë drejtim, si dhe analizë e zbatimit të dispozitave ekzistuese nga ana e gjykatave dhe Prokurorisë Publike, gjithsesi në lidhje me veprat penale lidhur me rrezikun e sigurisë në komunikacion.

Mariçiq shtoi se në mbledhjen e njëjtë do të ftohen edhe përfaqësuesit e Gjykatës Supreme, Prokurorisë Publike dhe Këshillit Gjyqësor.

Mariçiq mbëmë në profilin e tij në Fejsbuk shënoi se si ministër i Drejtësisë, para se gjithash si njeri dhe prind nuk mund të jetë indiferent ndaj vendimit të gjykatës, i cili gjykoi dënim me kusht për aksidentin në Ohër pas të cilit dy djem vdiqën, ndërsa tre vajza ishin lënduar rëndë.

Pres, shënoi Mariçiq, vendim të drejtë të gjykatave më të larta, ndërsa Këshilli gjyqësor me zgjuarsi ta ndjekë gjithë rastin.

Related posts

Vaksina, kusht për të shkuar në punë

admin

Moraçanin: Ne nuk do të insistojmë për dorëheqjen e Zaevit, nuk ka nevojë për zgjedhje

admin

Debat onlajn “Edukimi medial në aksion” në organizim të Institutit për studime për komunikime

admin