30.6 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Bota

Vdes kryeministri më jetëgjatë në botë

Ndërron jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai që do të mbahet mend si kryeministri më jetëgjatë në botë, Bëhet fjalë për princin Khalifa bin Salman Al Khalifa, që ishte edhe xhaxhai i mbretit të Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa.

Al Khalifa mbante postin e kryeministrit nga pavarësia e vendit nga Mbretëria e Bashkuar, në 1971. Personazh kontrovers, shpesh herë i akuzuar për korrupsion por që pati një rol parësor në modernizimi e vendit me të vogël me rreth 1 milion e gjysmë banorë.

Një tjetër akuzë ndaj tij ka qenë favorizimi i komunitetit sunitë, të cilit i përket fëmija mbretërore, duke penalizuar shumicën shiite, diçka që gjatë revolucionit të Pranverës Arabe në 2011 e vuri në shënjestrën e protestuesve.

Vendin e tij e ka marrë tashmë princi Salman bin Hamad Al Khalifa. Bahreini është një vend kyç në Lindjen e Mesme, ndoshta i pari që ka menduar për një të ardhme pa ndihmën e naftës dhe ku përqendrohen dhe kanë selitë e tyre disa prej kompanive më të rëndësishme në botë.

Related posts

OBSh-ja do të miratojë disa vaksina nga vende të ndryshme

admin

Kryeministri i Sllovenisë: Nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkan, zgjerohen tjerët

admin

​Shenzhen tërheq shumë investitorë

admin