30.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Showbiz

Vdes këngëtari i hitit “I Can See Soarly Now”

ohnny Nash ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Johnny Nash, i njohur më shumë për hitin e tij të vitit 1972 “I Can Se Soarly Now”, vdiq të martën në mëngjes, tha djali i tij, John Nash për CNN. Ai ishte 80 vjeç.

Kantautori amerikan i reggae dhe muzikës pop ,vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Hjuston, tha djali i tij.

Johnny Nash filloi karrierën e tij si këngëtar i muzikës pop në vitet 1950. Në vitet 1960, ai dhe Danny Sims formuan JAD Records, dhe ndërsa jetonin në Xhamajka, dyshja nënshkruan me Bob Marley dhe anëtarët e tjerë të grupit, The Wailers.

“Johnny e donte reggaen,” i tha Sims “Houston Chronicle” më 2012. “Dhe ai e donte Bobin dhe djemtë. Ai e mësoi Bobin se si të këndonte në mikrofon dhe ata e mësuan Johnnyin se si të luante ritmin e muzikës reggae”.

I ndikuar nga reggae “I Can See Soarly Now” arriti numrin 1 në Billboard Hot 100 më 4 nëntor 1972 dhe qëndroi në vendin e parë për katër javë, sipas Billboard.

Kënga u kthye në top listat e Billboard kur u regjistrua nga ylli i reggae xhamajkani, Jimmy Cliff për kolonën zanore të filmit 1993 “Cool Runnings”. Versioni i Cliff arriti në numrin 11 në listat e Billboard.

Nash gjithashtu këndoi kolonën zanore për serinë vizatimore “The Mighty Hercules”, e cila u transmetua në vitet 1960.

Sipas faqes së tij të internetit, Nash ishte një nga këngëtarët e parë jo-Jamaican që regjistroi muzikë regga në Kingston, Xhamajka.

Related posts

Wanda Icardi vë në fokus linjat trupore me bikinit e kuqe

Admin

Bella Hadid shkëlqen me figurën e saj të tonifikuar në rroba-banje

Admin

Adele konfirmon romancën e re me Rich Paul teksa u panë në një takim romantik

Admin

Beatrix Ramosaj thekson këmbët me veshjen e shkurtër

Admin

Bebe Rexha e shqetësuar për përmbytjet dhe ndryshimet klimatike: Nëse nuk e besoni që kjo po ndodh, atëherë jeni idiot

Admin

Adriana Lima pozon krejtësisht e zhveshur nën dritën e hënës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More