28.8 C
Skopje, NM
16/09/2021
DailyNews.mk
Bota

Vdes Emiri i Kuvajtit Sabah Al-Ahmad Al-Sabah

Emiri i Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Sabah, ka vdekur në moshën 91 vjeç, njoftoi gjykata mbretërore më 29 shtator.

“Me trishtim dhe pikëllim të madh, ne vajtojmë vdekjen e Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Sabah, Emiri i Shtetit të Kuvajtit”, tha Ali Jarrah Al-Sabah, ministri i ngarkuar me punët mbretërore, në një transmetim televiziv.

Spekulimet rreth shëndetit të emirit kanë vazhduar për muaj të tërë, pasi ai u shtrua në spital disa herë që nga viti i kaluar.

Sheikh Sabah kishte drejtuar vendin prodhues të naftës dhe aleatin e Shteteve të Bashkuara, që nga viti 2006. Ai ka drejtuar politikën e tij të jashtme për më shumë se 50 vjet. Pasardhësi i tij i caktuar është vëllai i tij, Princi i Kurorës Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Sabah.

Kriza më e madhe në Kuvajt ndodhi më 1990, kur diktatori irakian, Saddam Hussein e pushtoi atë për shtatë muaj. Në shkurt të vitit 1991, trupat amerikane dhe aleatët e tyre ndërhyn në Kuvajt, duke mundur shpejt ushtrinë irakiane dhe duke çliruar vendin.

Edhe para se ushtria amerikane të hynte në Kuvajt, Sheikh Sabah dhe të tjerët filluan të kërkojnë një prani të përhershme amerikane në rajon, për të cilën ata thonin se mund t’u siguronte mbrojtje nga Iraku dhe të tjerët.

Sot, në Kuvajt janë rreth 13.500 trupa amerikane./REL

Related posts

Nuk kam vdekur! Udhëheqësi taleban shfaqet në TV për të mohuar zërat për shkëmbim zjarri në Pallatin Presidencial me rivalët e tij

Admin

Mbi një miliard njerëz janë vaksinuar plotësisht në Kinë

Admin

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.4 magnitudë godet Kinën, humbin jetën dy persona dhe dhjetëra tjerë lëndohen

Admin

Gjatë konferencës për media Joe Biden ia harron emrin kryeministrit australian, i referohet ndryshe

Admin

Në Francë suspendohen 3.000 punonjës shëndetësorë, nuk u vaksinuan kundër COVID-19

Admin

Dita e “unitetit serb” nxit shqetësime në Ballkan

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com