27.1 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
VIP YJET

Vdes aktori Bert Belasco në moshën 38 vjeçare

Gjendet i vdekur aktori i njohur amerikan Bert Belasco.

Bert Belasco, i njohur për rolin e tij në serinë BET “Let’s Stay together”, ka vdekur, shkruan Fox News.

Babai i Belasco, Bert Sr., i tha TMZ se djali i tij u gjet i vdekur të Dielën në një dhomë hoteli në Virxhinia, pasi stafi shkoi për ta kontrolluar. Aktori ishte në mes të karantinës për dy javë, sipas babait të tij.

E dashura e tij thuhet se telefonoi hotelin kur nuk kishte dëgjuar nga Belasco për disa kohë.

BertSr., mendon se djali i tij vdiq nga një aneurizëm por po pret në autopsi për të njoftuar zyrtarisht shkakun.

Sipas stacionit të lajmeve, stafi i hotelit tha se ata morën një telefonatë për të kontrolluar Belasco kur familja nuk mund ta kontaktonin, raporti tha se kur arriti ambulanta e parë, ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Belasco gjithashtu kishte role në “I’m Dying Up Here”, “The Mick”, “Pitch”, “Key and Peele” dhe “Justified”, ndër të tjera.

Related posts

Spotify zbulon këngët më të transmetuara të vitit 2020

admin

Kylie reklamon veturën super-luksoze përmes imazheve tërheqëse

admin

Edhe kolumnisti britanik drejton kritika të ashpra për Rita Orën lidhur me festën e ditëlindjes

admin