18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni TOP LAJM

Vazhdon debati për Propozim buxhetin për vitin 2022

Shkup, 16 nëntor – Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin për vitin 2022.

“Viti i ardhshëm 2022 do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike të mëtejshme dhe përshpejtimit të rritjes përmes investimeve të parapara në Propozim buxhetin në nivel historikisht më të lartë deri më tani dhe për herë të parë investimet janë më të larta se deficiti buxhetor. Megjithatë, në kushtet e rreziqeve ende të pranishme nga pandemia e Kovid 19, i rëndësishëm do të jetë edhe kujdesi për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së popullatës, ndërsa pjesë integrale është edhe pagesa e rregullt e pagave, pensioneve dhe kompensimeve sociale si dhe përkrahja e ekonomisë”, tha ministri i Financave Fatmir Besimi, duke shpjeguar Propozim buxhetin për vitin 2022 para Komisionit për financim dhe buxhet.

Me Propozim buxhetin për vitin 2022, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në 238.9 miliardë denarë dhe janë për 7.4% më të larta se këtë vit. Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në vlerë prej 272.4 miliardë denarë, që është 1.4% më shumë se në vitin 2021. Deficiti është planifikuar në nivel prej 33.5 miliardë denarëve ose 4.3% të PBB-së dhe është më i ulët për 2.2 pikë përqindje në raport me deficitin e vlerësuar në vitin 2021. Në Propozim-buxhetin për vitin 2022 për investime kapitale janë paraparë 37,8 miliardë denarë, për rreth 27 për qind më shumë se në krahasim me vitin 2021.

Sipas afateve, Komisioni për financim dhe buxhet mund të debatojë për buxhetin 10 ditë, pesë ditë për debat të përgjithshëm dhe pesë për debat të amandamenteve. Për debatin plenar, sipas Rregullores, janë caktuar pesë ditë. Buxheti duhet të miratohet deri nga fundi i vitit.

Related posts

Kryetari i Gjykatës Evropiane, Robert Spano vjen në Shkup

admin

Në Kuvend ende nuk ka arritur dorëheqja e kryeministrit Zaev

admin

OSBE filloi fushatën “Ndërprite rrethin – urrejtja nuk është stili jot”

admin