18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Vazhdon debati i Komisionit për Propozim-buxhetin e vitit 2022

Shkup, 23 nëntor – Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot duhet ta vazhdojë debatin për Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022.

Debati filloi më 15 nëntor, ndërsa mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë. Pastaj Propozimi kalon në seancë kuvendore e cila mund të zgjasë më së shumti pesë ditë.

Pritet Buxheti të miratohet  jo më vonë se në  datën 5 dhjetor të këtij viti.

Sipas Propozim-buxhetit, shpenzimet totale janë planifikuar në nivel prej 272,4 miliard denarë ose 32 për qind e BPV-së, ndërsa të ardhurat në 238,9 miliard denarë ose 30,9 për qind e BPV-së. Të ardhurat e përgjithshme janë për 7,4 për qind më të larta se në vitin 2021, ndërsa te shpenzimet ka rritje prej 1,4 për qind në krahasim me shpenzimet  në vitin 2021, por ato janë më të ulëta si përqindje e BPV-së krahasuar me vitin 2021.

Investimet kapitale për vitin 2022 janë planifikuar në nivel prej 37,8 miliard denarë dhe për herë të parë janë më të larta nga deficiti buxhetor i cili është projektuar në nivel prej 33,5 miliard denarë ose 4,3 për qind e BPV-së. Shkalla e inflacionit është projektuar në nivel prej 2,4 për qind.

Ministri i Financave Fatmir Besimi i cili i arsyetoi projeksionet, tha se kujdesi për shëndetin e qytetarëve, konsolidimi i ekonomisë, investimet e rritura, mbështetja në reformat e gjyqësisë dhe rruga euroatlantike e vendit janë katër prioritetet e Qeverisë mbi të cilat edhe është përshtatur buxheti. 

Related posts

Xhaferi ndërpret seancën, nuk ka kuorum përshkak Kastriot Rexhepit

admin

Mickoski: Shkupin e presin kohëra më të mira, e ardhmja e re është ëndrra jonë

admin

Analizë/ A po përdoret Antikorrupcioni si instrument presioni?

admin