2.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Sport Sport-al

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Ekipet e reja përfaqësuese të Kosovës po vazhdojnë me përgatitje para grave evropiane, që do të zhvillohen në muajin korrik dhe gusht.

Përfaqësuesja A e Kosovës te femrat, që për herë të parë do të garojë në arenën ndërkombëtare po vazhdon me përgatitje dy herë në ditë, në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që zhvillohet nga 20 deri më 25 korrik. Vashat e Kosovës janë në grup me Luksemburgun dhe Qipron.

Në stërvitje të premten u është bashkuar edhe amerikania e natyralizuar, Alexis Tolefree, kurse më 3 korrik u bashkohet edhe Astera Tuhina. Përgatitjet deri më tani kanë shkuar sipas planit nën udhëheqjen e Fidan Shatrit dhe shtabit teknik të Përfaqësueses A të Kosovës.

Edhe vashat e Kosovës U20 po vazhdojnë me përgatitje dy herë në ditë, kurse të mërkurën pasdite do të pushojnë për shkak të matjeve që do t’i kenë. Të udhëhequra nga Furkan Saglik, përgatitjet deri më tani po shkojnë sipas planit.

Kosova U20 (F) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 Women’s European Challengers, që do të organizohet në Shkup prej 13 deri më 18 Korrik 2021. Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu edhe Kosova U20, U18 edhe U16 ka grumbullime të rregullta dhe matje para garave evropiane që do t’i kenë në korrik dhe gusht.

Kosova U20 (M) do të marrë pjesë në Grupin E të FIBA U20 European Challengers që do të mbahet prej 20 deri më 25 Korrik 2021 në Sopron të Hungarisë. Në këtë qytet do të luhet edhe Grupi D me këto shtete pjesëmarrëse: Maqedonia e Veriut, Zvicra, Rumania e Luksemburgu. Kosova është në grup me Bjellorusinë, Hungarinë e Sllovakinë.

Kosova U18 (M) do të marrë pjesë në Grupin F të FIBA U18 European Challengers që do të mbahet prej 3 deri më 8 Gusht 2021 në Tiranë. Kosova është në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë.

Duhet theksuar se FIBA U16 European Challengers, Grupi E do të organizohet në Prishtinë prej 16 deri më 21 Gusht 2021. Në këtë grup Kosova garon me Luksemburgun, Shqipërinë, Gjibraltarin, Moldavinë dhe Maltën. Në FIBA U16 European Challengers garojnë gjithsej 31 shtete.

Related posts

Milani mer kreun pasi mezi mposhti Bolognan dhe atë me dy lojtarë më tepër

Admin

Skandal nga shteti serb, nuk i lejon boksierët e Kosovës të futen në territorin e tyre

Admin

Bayerni shënjestëron Osimhenin si zëvendësues të Lewandowskit

Admin

Arsenali kthehet te fitoret, mposht Aston Villën

Admin

Evra shokon botën e futbollit: Jam abuzuar seksualisht në moshën 13-vjeçare – momenti më i vështirë kur i tregova familjes

Admin

Salah ‘gjuan topin’ kah kryesia e klubit: Sa më përket mua, do të luaj te Liverpooli deri në fund të karrierës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com