20.9 C
Los Angeles
August 15, 2022
DailyNews – MK
Përzgjedhjе nga redaktori Politika

Vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë, a do të arrihet progres?

Vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë edhe drejtpërdrejtë edhe nëpërmjet përfaqësuesve qeveritar, me qëllim që të gjendet zgjidhje për hapjen e negociatave me BE-në.

Kryeministrat e të dy vendeve Zoran Zaev dhe Boyko Borissov, dje realizuan bisedë telefonike ku diskutuan për këto çështje.

Ata këmbyen informacione rreth përgatitjeve për samitin e radhës në Sofje, në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa pritet që edhe sot të diskutojnë.

Në kuadër të bashkëkryesimit të Procesit të Berlinit, sot ministrat për punë të jashtme të të dy vendeve Bujar Osmani dhe Ekaterina Zakharieva, do të kryesojnë takimin me shefat e diplomacive të vendeve që marrin pjesë dhe përfaqësuesve të institucioneve të BE-së.

Dje ministri Bujar Osmani, bëri apel për qetësi dhe përgjegjësi, pasi siç tha, është arritur shumë dhe zgjidhja është afër, si dhe kjo mundësi nuk duhet të lëshohet.

Ai shtoi se vendi ka investuar shumë dhe kjo mundësi nuk duhet të humbet.

Ndryshe, Procesi i Berlinit është iniciativë politiko-diplomatike, që ka filluar në gusht 2014 nga ana e kancelares gjermane Angela Merkel

Related posts

Carovska: Edhe në kushte pandemie kemi organizuar mësim të suksesshëm

admin

Basha: Rama i ofroi komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua

admin

30 mjekë të rinjë do të kyçen në trajtimin e pacientëve me Covid 19

admin