22.8 C
Skopje, NM
30/07/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Varhelyi para deputetëve: Për KE-në s’ka dyshim se e ardhmja e rajonit është në BE

Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, e ka nisur adresimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke thënë se do ta vizitonte Kosovën shumë më herët, por një gjë të tillë e ka vonuar pandemia COVID-19.

Varhelyi ka siguruar që BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën për të përballuar pasojat ekonomike dhe sociale nga pandemia.

“Kjo pandemi po na godet të gjithëve dhe e di se Kosova tashmë e ka paguar një çmim të lartë. Dua t’iu siguroj se BE-ja do të vazhdojë të bëjë më të mirën për ta ndihmuar Kosovën që ta menaxhojë këtë krizë shëndetësore dhe të përballet me pasojat ekonomike dhe sociale”.

“BE-ja tashmë ka ofruar ndihmë të konsiderueshme mjekësore për Kosovën dhe jam i lumtur që pagesa e parë e 100 milionëve si asistencë mikrofinanciare e BE-së është paguar në ditët e para të muajit tetor”.

Komisioneri i BE-së ka thënë se për Komisionin Europian s’ka dyshim se i gjithë rajoni e ka vendin në Bashkimin Europian, njofton Klan Kosova.

“Kjo mbështetje tregon prioritetin që po i japim Ballkanit Perëndimor. Për Komisionin Europian s’ka dyshim se e ardhmja e gjithë rajonit është në BE dhe është edhe në interesin tonë strategjik që t’iu afrojmë më shumë në Bashkimin Europian. Prandaj nga sot, dhe nga ditët e para të këtij komisioni, po punojmë që ta mbështesim Ballkanin Perëndimor në tri pista. Fillimisht, ne e kemi përforcuar dhe rinovuar procesin e zgjerimit përmes një metodologjie të rishikuar që ishte e nevojshme që politika jonë të bëhet më e besueshme për vendet anëtare dhe rajonit”.

“Ne jemi shumë të fokusuar në përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me BE-në. Përmes këtyre tri objektivave, ne jo vetëm mbështesim partnerët tanë individualisht, por punojmë për gjithë rajonin në të mirë të qytetarëve dhe ekonomisë”.

“Fokusi jonë është që të mbështesim në terme afatgjate rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe konvergjencën ekonomike me BE-në. Ka një hapësirë të madhe të zhvillimit ekonomike mes rajonit tuaj dhe BE-së. Aq më shpejt që e mbyllim këtë hapësirë dhe aq më shpejt që fillojmë të krijojmë një ekonomi të qëndrueshme dhe të fuqishme ju do të mund më shpejt të bëheni anëtarë të BE-së”.

Ai duke folur për Pakon Ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor ka thënë se kjo do ta ndryshojë pamjen e Kosovës dhe rajonit, si dhe do të krijohet ekonomi e qëndrueshme.

“Këtë javë, Komisioni Europian ka vendosur në tavolinë një plan ekonomik dhe të investimeve për Ballkanin Perëndimor. Plani është i dizajnuar specifikisht që të nxisë rimëkëmbjen ekonomike përmes një pakoje të konsiderueshme të investimeve”.

“Kjo do të dërgojë në rritje ekonomike të qëndrueshme që do ta mbështesë implementimin e reformave drejt BE-së, si dhe do të afrojë Ballkanin Perëndimor më afër një tregu të përbashkët me BE-në”.

Related posts

Temperatura deri në 43 gradë; Ja kur pritet të largohet i nxehti Afrikan

Admin

Qeveria e Kosovës: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë

Admin

Kurti kundër ‘Minishengenit’, Rama: S’mund të presim konsensusin e të gjithëve për t’u takuar! Kemi jetuar gjatë me kënaqësinë e vuajtjes së tjerëve, pa parë çfarë fitojmë ne

Admin

Batutat/ Vuçiç: Nuk e di si do përgjigjet Edi, por mbështes çdo fjalë që do thotë. Rama: Ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe…

Admin

Procedohet për konsultime publike Koncept Dokumenti për procesin e vetingut në drejtësi

Admin

Haradinaj për bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci: Askush nuk mund të kompensojë humbjen tuaj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More