21.7 C
Skopje, NM
24/06/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Varhejli në Serbi: Progres në dialogun me Kosovën

Ka arritur në Serbi për ta cuar drejt fundit turneun Ballkanik. Komisioneri Olivér Várhelyi, ka thënë se kuptimi I kësaj vizite është që Bashkimi Evropian dëshiron të ndryshoj qasje ndaj Ballkanit dhe premtimet ti bëjë më konkrete në mënyrë që të jenë të pranishëm për një afat të gjatë. Bashkë me premtimet për 8 miliardë euro granted he 20 miliardë në projekte të ndryshme gjatë shtatë viteve të ardhshme per Ballkanin, komisioneri Várhelyi ka theksuar se me Kosovën është progress në dialog.

Është bërë progres, por kemi shumë për të zgjidhur. Besoj se me zotin Lajҫak do të arrijmë një rezultat. Shoh një angazhim të qartë nga të dyja anët, por nuk është proces i lehtë. Ne si BE nuk mund ta zgjidhim vetëm problemin dhe na duhen partnerët amerikan për zgjidhje. Nga ana ime mundohem të ndërtojë një sinergji dhe këto I shoh si emergjente. tha Komisioneri i Be-së Oliver Varhelyi.

Serbia në raportin e BE-së është kritikuar për mungesë reformash në drejtësi, kontroll të zgjedhjeve dhe ndërhyrje nga presidenti, përfshirë edhe mediave. Presidenti, Alleksandar Vuciq, tha se kjo ngelet punë për qeverinë në mandatin e ri.

“Qeveria e Serbisë dhe orientim kyҫ i këtij vendi është të jetë pjesë e BE-së. Nuk ka suspendim të këtij procesi”. tha Presidenti i Serbisë – Aleksandar Vuçiq

Komsioneri i BE-së në Serbi ka takuar edhe opozitën serbe, por edhe organizata të ndryshme për tu informuar për progresin drejt BE-së. TvKlan

Related posts

Vuçiq paralajmëron takim në kuadër të mini-Shengenit

NEFAIL EMINI

Daçiq: Serbia asnjëherë nuk do t’i bashkohet Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

NEFAIL EMINI

Aleksandër Vuçiç: Serbia së shpejti nis ndërtimin dhe rindërtimin e spitaleve në Kosovë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Samit dy ditor i BE-së në Bruksel

NEFAIL EMINI

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sijarto paralajmëron BE-në: Do ta humbni Ballkanin Perëndimor

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More