12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Varhei viziton Ballkanin, vjen me mesazhin se BE kujdeset për partnerët e saj

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhei, javën e ardhëshme do të arrijë për vizitë në Ballkanin Perëndimor, për të shënuar kështu mbërritjen e vaksinës së parë COVID-19 të Bashkimit Evropian për rajonin, transmeton Zhutnal.

Një total prej 651.000 dozash të vaksinës Pfizer-Biontec do të dorëzohen në shtetet e rajonit nga fillimi i majit deri në gusht, me qëllim të përshpejtimit të vaksinimit në shtetet Ballkanit Perëndimor, kryesisht të profesionistëve dhe personelit shëndetësor.

“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar një mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe për punëtorët e tyre shëndetësorë dhe për më të prekurit. Dorëzimi i vaksinave konfirmon zotimin tonë të përhershëm, të sigurojmë  mbështetje, ashtu siç bëjmë që nga përhapja e pandemisë. Bashkë më të fortë”, porositi Varhei.

Varhei do të vizitojë Serbinë të hënën pasdite, pas çk udhëton në  Bosnje dhe Hercegovinë, pastaj shkon te Mali i Zi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa vizitën e përfundon të mërkurën në Shqipëri dhe Kosovë.

Vaksinat e BE-së financohen nga një paketë 70 milionë euro të  miratuar nga Komisioni Evropian në Dhjetor 2020.

Related posts

VMRO-DPMNE me shumë vërejtje për procesin zgjedhor

Admin

Spasovski: Kaluam një proces të qetë zgjedhor

Admin

Në një vendvotim në Llabënishtë do të votohet deri në orën 22:00

Admin

Përfundon votimi, fillon numërimi i votave

Admin

Bujar Osmani: Likovën, Sarajin dhe Pllasnicën fitojmë që në rreth të parë

Admin

Dalja në zgjedhje në Komunën e Likovës

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com