33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Vala e dytë e koronavirusit në Ballkan, Kosova qëndron mirë

Raste të shumta të infektuarish janë regjistruar edhe në Ballkan. Referuar statistikave të fundit, shumë shtete ballkanike kanë shënuar numër të madh të rasteve me Covid, shkruan albinfo.ch.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar 535 raste të reja me koronavirus dhe gjashtë viktima nga testimi i 2,445 mostrave, në 24 orët e fundit. Këto janë shifrat më të larta me të infektuar brenda një dite që nga përhapja e virusit në këtë vend. Qyteti me numrin më të madh të të infektuarve është Shkupi, me 277 persona.

Nga ana tjetër, rekord ditor pati edhe Bosnjë e Hercegovina, me 569 të infektuar me koronavirus dhe 12 të vdekur. Ndryshe, Bosnja deri më tani ka regjistruar 31 655 raste me koronavirus, gjersa 958 persona kanë vdekur.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë realizuar 764 testime, ku 211 persona kanë rezultuar pozitivë për koronavirus. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se katër pacientë humbën jetën.

Shqipëria po ashtu ka rritje të konsiderushme të rasteve që luhaten mes 150 deri në 200 raste në ditë.

Ndërkohë një rritje e lehtë është regjistruar edhe në Kosovë, brenda 24 orëve janë shënuar 77 raste me Covid dhe asnjë viktimë. Referuar statistikave, Kosova po qëndron mirë karshi shteteve të tjera të Ballkanit, por edhe të Evropës.

Related posts

Osmani për aksidentin në Kroaci: Lajm tragjik e i rëndë për vendin tonë

Admin

Tragjedia në Kroaci, reagon Kurti: Lutemi për sa më pak viktima, jemi pranë familjarëve

Admin

Konjufca pas aksidentit në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak viktima

Admin

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

Admin

Pas aksidentit tragjik, ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla

Admin

Aksidenti tragjik në Kroaci, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More