12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Ekonomi

Vaksinimi dhe stimujt fiskalë, FMN parashikon rimëkëmbjen e ekonomisë botërore

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që përshpejtimi i shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit, në kombinim me stimujt fiskalë dhe monetarë, do të ndihmojnë rritjen e ekonomisë globale këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Huadhënësi global tha në raportin e ri, të publikuar të martën, se ekonomia e botës pritet të rritet për 6 për qind këtë vit dhe 4.4 për qind vitin e ardhshëm.Shifrat janë më të larta se parashikimet e bëra në janar për 5.5 për qind rritje këtë vit dhe për 4.2 për qind në vitin 2022.“Rritja pasqyron mbështetjen shtesë fiskale në disa ekonomi të mëdha, rimëkëmbjen e mundësuar nga vaksinat në gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe përshtatjen e vazhdueshme të veprimtarisë ekonomike”, tha përmes një deklarate FMN-ja.Megjithatë, FMN paralajmëroi se ky vështrim shoqërohet edhe me “pasiguri të mëdha”.

Në të gjithë botën, bankat qendrore dhe qeveritë kanë lëshuar triliona dollarë për të luftuar recesionin e shkaktuar nga pandemia.

Ky recesion e ka tkurrur ekonominë globale për rreth 3.3 për qind në vitin 2020.

Shpërndarja e vaksinave në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar optimizëm se jeta mund të marrë së shpejti një pamje më normale.

Disa shtete në SHBA tashmë i kanë hequr kufizimet e lidhura me pandeminë.

Gati një në tre amerikanë ka marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit dhe gati një në katër është vaksinuar plotësisht me dy doza.

Por, në Evropë, shpërndarja e vaksinave vazhdon të jetë e ngadalshme, për shkak të, siç thonë zyrtarët në Bruksel, problemeve me furnizim./REL/

Related posts

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

Admin

Drejtori i Doganës së Kosovës flet për operacionin kundër rrjetit të kontrabandës – malli kishte destinacion një vend të BE-së

Admin

Përmes fintekut, në Kosovë janë kursyer 140 deri në 250 mijë euro

Admin

Reshjet të mirëseardhura për bujqësinë, nga java e ardhshme kushte optimale për mbledhjen e rekoltës

Admin

Bitcoin vazhdon të rritet, kriptovaluta i afrohet 60 mijë dollarëve

Admin

Angelovska Bezhoska – Bërnz: Pavarësi dhe profesionalitet i Bankës Popullore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com