24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Maqedoni

Vaksinim kundër gripit sezonal nga e premtja, janë blerë 40 mijë vaksina

Shkup, 10 nëntor – Kanë arritur 40.000 vaksina katërvalente kundër gripit sezonal. Vaksinimi fillon të premten, ndërsa qytetarët që janë regjistruar në faqen vakcinacija.mk do të fillojnë të marrin SMS mesazhe. Ky është viti i katërt me radhë që sigurojmë vaksina falas për të sëmurët kronikë, qytetarët mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët dhe punonjësit shëndetësorë.

Këtë sot në konferencë për shtyp e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se qëndrimi i Komitetit Kombëtar të Imunizimit është se nuk ka rrezik nëse pranohen njëkohësisht dy vaksinat për gripin sezonal dhe kovid-19, ndërsa nëse nuk merren në të njëjtën kohë nuk ka rëndësi se cila periudhë kohore do të jetë distanca ndërmjet dy vaksinimeve.

Vaksinat kundër gripit sezonal, sqaroi ministri, tashmë po shpërndahen për të mos ngatërruar grupet e qytetarëve që vijnë për vaksinim për gripin sezonal dhe kovid-19.

“Vaksinimi do të bëhet në qendrat për shëndet publik dhe në një pjesë të qendrave shëndetësore në Shkup ku nuk ka vaksinim për Kovid-19. Çdo qytetar mund të regjistrohet në faqen vakcinacija.mk dhe do të marrë SMS me ditën, orën dhe vendin e saktë se ku mund të vijnë për t’u vaksinuar kundër gripit sezonal, tha Filipçe.

Përveç kësaj sasie të vaksinave, theksoi ai, qendrat e shëndetit publik kanë blerë edhe 11.000 vaksina komerciale, prej të cilave 4.000 janë në Shkup.

“Do të ketë edhe vaksinim në terren edhe atë në shtëpitë e të moshuarve, qendrat e dializës, për punëtorët shëndetësorë do të organizohet një pikë në Institutin e shëndetit publik, ndërsa në Shkup ku pritet presioni më i madh për vaksinim përveç në Qendrën për shëndet publik nga poliklinikat për vaksinimin e gripit sezonal do të jenë të destinuara ato në Gjorçe Petrov, Bit Pazar dhe Idadia”, shtoi Filipçe.

Related posts

Kryqi i Kuq me mbështetje për familjet e viktimave

admin

Antikorrupsioni përkujton kryetarët e sapozgjedhur për dispozitat e ligjit

admin

490 raste të reja me Covid, vdesin 15 pacientë

admin