13 C
Los Angeles
December 3, 2021
DailyNews – MK
Kronika

Ushtroi dhunë në familje dhe i kërcënoi policët me thikë, arrestohet i dyshuari nga Prizreni

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

“Më datë 17 nëntor 2021, rreth orës 17:10, policia kishte pranuar informacion se në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren, një i dyshimtë i cili ishte në arrest shtëpiak me urdhër të gjykatës, ishte duke ushtruar dhunë në familje. Pasi njësitë policore ju përgjigjen thirrjes, i dyshuari nuk ju bind urdhrit të policisë, madje mbante një thikë kuzhine në dorë duke i kërcënuar policinë për lëndime të zyrtarëve dhe vetës së tij”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se duke pasur parasysh se i dyshimti është recidivist i veprave penale dhe mund të paraqes rrezik, në vendin e ngjarjes reaguan njësia profesionale të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, të cilët e neutralizuan të dyshimtin, i njëjti u arrestua në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e provës materiale ju është sekuestruar një thikë kuzhine rreth 15cm.

“I dyshimti H.L i lindur në vitin 2003, është intervistuar në prezence të avokatit mbrojtës. Pas deklarimit policia e informoj prokurorin e Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.

Related posts

Arrestohet një person në Kamenicë për organizim të lojërave të fatit

admin

Me shtatë emigrantë të paligjshëm në furgon, arrestohen dy shtetas, në kërkim bashkëpunëtori

admin

Keqpërdor identitetin e një klienti të bankës në Ferizaj, tërheq një shumë të madhe parash

admin