14.3 C
Los Angeles
January 22, 2022
DailyNews – MK
Kosovë Shqipëri

Ura më e lartë në Ballkan në Rrugën e Arbrit që do të hapet të hënën

Ditën e hënë do të hapet Rruga e Arbrit, ndërsa punimet vazhdojnë dhe parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër.

Rruga kalon në gjashtë tunele, pesë prej të cilëve janë ndërtuar.

Por përveç tuneleve, Rruga e Arbrit ka edhe dy ura, atë të Vashës dhe të fshatit Fshat, e cila është më e larta në Ballkan.

Ura e fshatit Fshat në rrugën e re të Arbrit e lidh atë me fshatin Shkallë të Njësisë Administrative Xibër dhe është 250 metra e gjatë dhe 158 metra e lartë, më e larta në Ballkan, ndërkohë që ura e Vashës është 152 metra e lartë.

Rruga e Arbrit jo vetëm do të afrojë qytetarët e Tiranës e gjithë Shqipërisë me Dibrën dhe Maqedoninë e Veriut, por do jetë një arterie e zhvillimit ekonomik dhe të turizmit./ Abcnews

Related posts

Në 24 orët e fundit në Kosovë regjistrohen 8 raste të reja me Kovid-19

admin

Kallëzimi penal ndaj Kusari-Lilës, Prokuroria autorizon Policinë që të ndërmarrë veprime hetimore

admin

Kush janë pesë kandidatët për një anëtar të Bordit të BQK-së që pritet të votohet nga Kuvendi i Kosovës?

admin