18.5 C
Los Angeles
November 29, 2021
DailyNews – MK
Shqipëri

Ulsi Manja: Së shpejti emra të tjerë në “41 Biss”

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një takim me gazetarët dha detaje në lidhje me regjimin e posaçëm “41 Biss” në vendin tonë.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ai u shpreh se do të ketë emra të tjerë që do të bëhen publik më vonë.

Ai u shpreh se ka në dorë raste konkrete të personave me rrezikshmëri kriminale që plotësojnë kushtet për t’u vendosur në regjimin e posaçëm në burg.

“Trajtimi i rasteve të tjera për regjimin sigurisht që nuk është stopuar, shumë shpejt do të kemi raste të tjera të vendosjes në këtë regjim që do të bëhen publike dhe për juve. Në tavolinën time ka raste konkrete të personave me rrezikshmëri kriminale që në vlerësimin paraprak objektiv të rasteve plotësojnë kushtet për t’u vendosur në këtë regjim të posaçëm”, tha ministri.

Related posts

Helmimi në Krujë, tre zyrtarë në hetim

admin

PS dhe PD, dakordësi për reformat/ Gjiknuri bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore

admin

Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën për ligjshmërin e zgjedhjet lokale të vitit 2019

admin