23.8 C
Skopje, NM
19/09/2021
DailyNews.mk
Kronika

U kapën në flagrancë duke marrë 8 mijë euro ryshfet, Policia jep detaje për arrestimin e zyrtarëve të Prokurimit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e dy zyrtarëve të Agjencisë Qendrore të Prokurimit, njëri prej të cilëve është kapur në flagrancë duke marrë 8 mijë euro ryshfet.

Sipas raportit të PK-së, ankuesi nga një kompani private ka informuar organet e rendit se i është kërkuar ryshfet në mënyrë që kompania e tij të fitonte një tender.

“Prishtinë (NN) 10.09.2021 – 16:30. Ankuesi i një kompanie private ka informuar se nga një zyrtar i Agjensionit Qendror të Prokurimit (AQP), i është kërkuar ryshfet që kompania e tij të fitojë tenderin”, thuhet në raport.

Tutje, policia njofton se, “Njësia policore ka kapur në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar, i cili kishte marr 8000 euro para të gatshëm”.

“Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj  kosovarë, ku me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Related posts

Rrahje në semafor në Shkup, i riu e sulmon me grushta, plaku ia kthen me shqelma (Video)

Admin

Vëllai zbulon mesazhin e fundit me 28-vjeçarin që vdiq pasi ra nga kati i pestë i hotelit në Tiranë

Admin

Policia godet fajdexhinjtë: Tetë të arrestuar në Pejë, Gjakovë dhe Prizren – u konfiskohen mbi 100 mijë euro dhe tri vetura (Pamje nga operacioni)

Admin

Gjithsej 173 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Admin

Arrestohet një person nga Shkupi për përdorim të armës

Admin

Ndalohet një person për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com