2.8 C
Skopje, NM
25/10/2021
DailyNews.mk
Bota

U kap duke i shitur dokumente sekrete Rusisë, arrestohet oficeri i marinës italiane

Një oficer i marinës italiane është arrestuar gjatë aktit të dorëzimit të dokumenteve sekrete një zyrtari ushtarak rus, njoftoi policia italiane. Shtetasi italian po i shiste këto dokumente.

Policia ka ndaluar të dy personat, por vetëm shtetasi italian është arrestuar nën dyshimin e krimeve të rënda, përkatësisht të spiunimit dhe cenimit të sigurisë shtetërore.

Shtetasi rus për të cilin thuhet se ka punuar në Ambasadën e Rusisë në Itali, pritet të dëbohet nga vendi. Ai nuk është arrestuar pasi gëzon imunitet diplomatik, tha deklarata e policisë.

Ministria e Jashtme e Italisë ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Itali, Sergei Razov.

Policia ushtarake e zhvilloi aksionin “gjatë një takimi të fshehtë midis këtyre dy personave, duke i kapur menjëherë pas transferimit të një dokumenti nga oficeri italian në këmbim të një shume parash”, thuhet në deklaratën e policisë.

Gazeta italiane “Corriere della Sera” raporton se oficeri italian mund të ketë dorëzuar sekrete të NATO-s, bazuar në dokumentet e konfiskuara në banesën e tij nga ana e policisë.

Arrestimi vjen pas tensioneve të rritura midis Moskës dhe Perëndimit, veçanërisht për burgosjen e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, një veprim i cili nxiti zyrtarët e BE-së të vendosin sanksione kundër zyrtarëve të lartë rusë.

Related posts

Kina publikon dokumentin e pozicionit mbi bashkëpunimin me OKB-në

Admin

Gastronomët protestojnë në mbrëmje para Qeverisë

Admin

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Admin

Franca lëshon dy satelitë të tjerë në hapësirë, një prej tyre ushtarak

Admin

Braziliania 12-vjeçe vret babanë polic për t’u bërë e famshme

Admin

Numër rekord i ndalimeve në kufirin SHBA-Meksikë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com