5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Turqia dhe Azerbajxhani zhvillojnë ushtrime ushtarake

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se stërvitjet kishin për qëllim “zhvillimin e aftësive ushtarake të vendimmarrjes”. Komanda ushtarake e Turqisë nuk ka bërë ndonjë koment.Forcat e Turqisë dhe ato të Azerbajxhanit kanë nisur ushtrime të përbashkëta ushtarake që do të zgjasin dy ditë.

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha në një deklaratë se stërvitjet kishin për qëllim “zhvillimin e aftësive ushtarake të vendimmarrjes”. Komanda ushtarake e Turqisë nuk ka bërë ndonjë koment.

Në fund të vitit të kaluar, Azerbajxhani zhvilloi një luftë të shkurtër, por të suksesshme me forcat armene për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

Rajoni njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por është kontrolluar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990. Turqia i ka ndihmuar aleatit të saj historik, Azerbajxhanit, duke e pajisur me armatim.Lufta gjashtë javore përfundoi në nëntor të vitit 2020, pasi palët u pajtuan për armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia. Në bazë të marrëveshjes, një pjesë e rajonit dhe shtatë rrethet përreth tij u vunë nën administrimin e Azerbajxhanit, pas gati 30 vjet kontrolli nga forcat etnike armene.

Marrëveshja mundësoi vendosjen e rreth 2.000 paqeruajtësve rusë. Më shumë se 6.000 njerëz vdiqën në luftime. Statusi përfundimtar i rajonit mbetet i pazgjidhur.

Related posts

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, thotë Stoltenberg

Admin

Coronavirusi mund të ketë vrarë 80-180 mijë punonjës shëndetësorë, thotë OBSH

Admin

Lëshuan çantat, zhveshën uniformat, hoqën këpucët,…: Kjo ishte mënyra e protestës së stjuardesave të ish-Alitalia në rrugët e Romës

Admin

Fermeri belg bleu banane në treg, por në to gjeti kokainë

Admin

Rusia identifikon variant të ri të koronavirusit

Admin

Kremlini nuk e “respekton” çmimin për Navalnyn

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com