29.7 C
Los Angeles
August 10, 2022
DailyNews – MK
Rajoni

Turqi: humb jetën një person pas përmbysjes së anijes turistike

Një person humbi jetën sot pasi një anije turistike u përmbys pranë brigjeve të Alanya-s në provincën bregdetare turke Antalya, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve, anija po lundronte 50-100 metra larg bregdetit përreth Kalasë së Alanya-s, pranë Shpellës Forsforlu, kur papritmas u përmbys për arsye që ende mbeten të panjohura.

Personeli i Rojes Bregdetare Turke ka shpejtuar me evakuimin e pasagjerëve të bllokuar të anije ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë arritur edhe shumë ambulanca.

Komanda e Rojës Bregdetare ka bërë të ditur se nga anija e përmbysur janë shpëtuar 37 persona si dhe është nxjerrë kufma e një personi i cili humbi jetën.

Related posts

Kosovë: 486 infektime të reja sot dhe 9-të viktima nga Covid

admin

Zemaj: Rritja e mëtejme e numrit të rasteve të të infektuarve është shqetësim

admin

Kurz: BE-ja do të jetë e plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen asaj

admin