DailyNews.mk
Bota

Trump në tubimin e parë pas infektimit me COVID-19: “Ndihem i fuqishëm”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u rikthye në fushatën zgjedhore për herë të parë që nga kontraktimi i koronavirusit.

Tubimi u mbajt në një ambient të jashtëm në Sanford të Floridës, më pak se tri javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Trump mbetet pas rivalit demokrat, Joe Biden.

Trump e shfrytëzoi tubimin për të lavdëruar mënyrën se si administrata e tij e ka trajtuar pandeminë e koronavirusit, ndërsa foli edhe për përvojën e tij në luftimin e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

“Unë e kalova atë dhe tani thonë se jam imun”, tha Trump përpara turmës së njerëzve, pak prej të cilëve mbanin distancë sociale ose vishnin maska.

“Ndihem aq i fuqishëm. Do të dal atje, do t’i puth të gjithë në audiencë. Do t’i puth burrat dhe gratë e bukura, thjesht t’ju jap një puthje të madhe”, tha Trump.

Përpara tubimit, mjeku i Trumpit lëshoi një deklaratë, duke thënë se presidenti ka dalë negativ për COVID-19 për disa ditë rresht.

Scott Conley tha se testet dhe të dhënat e tjera, përfshirë sasinë virale, e kanë çuar atë në përfundimin se Trump nuk është më infektues.

Koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka infektuar mbi 7.8 milionë njerëz dhe ka vrarë mbi 214,000.

“Nën udhëheqjen time, ne po bëjmë një vaksinë të sigurt dhe një rikuperim të shpejtë – askush nuk mund ta besojë”, tha Trump.

Florida është ndalesa e parë e tij në këtë javë të fushatës, që do të përfshijë ngjarje edhe në Pensilvani, Ajoa, Karolinë të Veriut dhe Uiskonsin.

Florida është një nga disa shtetet që duhet t’i fitojë presidenti për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë edhe për katër vjet të tjerë

Related posts

Gjermania dhe Franca propozojnë samit me Putin

NEFAIL EMINI

Bashkimi Evropian i vendos sanksione ekonomike Bjellorusisë

NEFAIL EMINI

Një tjetër shtet e zhvendos ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem

NEFAIL EMINI

Rikthehen tensionet ne Detin Mesdhe

NEFAIL EMINI

Angela Merkel: Gjermania dëshiron që populli i Libisë të përcaktojë të ardhmen e vet

NEFAIL EMINI

BE-ja vendos nëse do të takohet me Putinin

NEFAIL EMINI

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More