2.8 C
Skopje, NM
27/10/2021
DailyNews.mk
Kronika

Treni me udhëtarë doli nga binarët

Treni me dhjetëra udhëtarë, nga Velesi për Koçan ka dalur nga binarët. Fatkeqësia ka ndodhur dje rreth orës 117 e 20 minuta, në aksin Veles-Shtip, në pjesën e Ovçe Poles.

Sipas informatave jozyrtare, treni ka pasur vetëm një vagon ka qenë për udhëtarë, kurse prej dhjetëra udhëtarëve që kanë qenë aty, nuk ka të lënduar.

Aksidentin e konfirmojnë nga Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transporti, duke shtuar se po punohet në evitimin e dëmeve

“Një vagon me udhëtarë ka dalë nga binarët, në relacionin drejto Koçanit. Nuk kemi informata konkrete, sepse po kryhen hetime nga ana e NP Hekurudhat e maqedonisë-Infrastruktura. Po punohet për sanimin e dëmeve”, kanë deklaruar shkurtimisht nga Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transporti.

Për shkak të aksidentit, transporti hekurudhor nga dhe në drejtim të Koçanit është ndërprerë prej dje pasdite.

Related posts

Nxënësit përleshen në një shkollë të mesme në Veles

Admin

Zjarr në barakat e Gjyqit për kundërvajtje në Parkun e qytetit

Admin

Arrestohen katër persona në Gjakovë, Policia gjen substanca narkotike në shtëpitë e tyre

Admin

Gjobiten 27 motoçiklistë në Tetovë dhe Gostivar

Admin

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Bllacë, kërkohej nga Interpoli

Admin

“Trafikim me njerëz” arrestohen pesë persona në Pejë

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com