12.3 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Bota

Trazirat në Mianmar, Facebook bllokon llogaritë e ushtrisë

Gjiganti Facebook ka bllokuar të gjitha llogaritë e mbetura, të lidhura me ushtrinë e Mianmarit (Birmanisë), duke cituar përdorimin e forcës vdekjeprurëse të ushtrisë kundër protestuesve.

Mianmari është përballur me trazira prej kur ushtria ka marrë pushtetin më 1 shkurt dhe ka ndaluar lideren e Qeverisë civile, Aung San Suu Kyi dhe një pjesë të udhëheqësisë së partisë që ajo drejton, pasi ushtria ka pretenduar se zgjedhjet e nëntorit të vitit të kaluar janë manipuluar.

Ky vendim i rrjetit social, që ka nisur së zbatuari menjëherë, përfshin ushtrinë dhe subjektet nën kontrollin e saj, si në Facebook, ashtu edhe në Instagram.

Aty ndalohen edhe të gjitha “subjektet e lidhura me ushtrinë” që të reklamojnë në këto platforma.

“Ngjarjet prej puçit të 1 shkurtit, duke përfshirë dhunën vdekjeprurëse, kanë shpërfaqur nevojën për këtë ndalesë”, ka thënë Facebook përmes një deklarate më 25 shkurt.

Ushtria ka përdorur Facebook-un për të promovuar pretendimet e veta se mashtrimet zgjedhore kanë ndikuar në fitoren e Suu Kyisë në nëntor.

Ndërkohë, më 25 shkurt, mbështetësit dhe kundërshtarët e ushtrisë janë përleshur në rrugët e qytetit më të madh në këtë shtet, Yangon, teksa autoritetet ua kanë ndaluar studentëve që të dalin nga kampuset për të marshuar.

Forcat e sigurisë kanë rritur forcën kundër fushatës paqësore që i kërkon ushtrisë të dorëzojë pushtetin.

Tre protestues kundër puçit janë vrarë deri më tani në protesta, derisa një burrë që ka patrulluar në lagjen e tij në Yangon, kundër arrestimeve të natës, është qëlluar për vdekje po ashtu./REL

Related posts

Zëdhënësi i Clinton: Gjendja e tij është përmirësuar, pritet të lirohet sot nga spitali

Admin

Çmimi i UNESCO-s për Arsimimin e Vajzave dhe Grave 2021, mbështetje për një rol unik të tyre

Admin

Gazpromi rus po e thellon krizën energjetike në Evropë

Admin

Policia australiane ka konfiskuar ngarkesën më të madhe ndonjëherë të heroinës, me vlerë prej 104 milionë dollarë

Admin

Olaf Scholz mund të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë

Admin

Ende nuk dihet nëse deputeti Sir David Amess kishte qenë në cak nga sulmuesi – autoritetet janë duke e hetuar rastin

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com