Travis Scott ka vendosur të fshijë llogarinë e tij në Instagram.
Rep artisti Travis Scott, 29 vjeç, u nervozua kur një tifoz krahasoi kostumin e tij më shumë me një buburrec se sa Batmanin, shkruan Mirror.
Ndërsa reperi nuk priti edhe shumë dhe e fshiu llogarinë pasi filloi të merrte komente të shumta në lidhje me veshjen.

Travis u vesh dhe pozoi pranë automjeteve të tij për të treguar përpjekjet e tij për Halloween, por ai nuk mori meritat që priti nga fansat.

Adhuruesit e tij shpresojnë se ai do të kthehet shumë shpejt dhe me muzikë të re që thuhet se është shumë afër, mungesa e tij nuk pritet të jetë e gjatë.