5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Sport-al

Trajneri i Suedisë, Anderson flet për Kosovën: E dimë që janë ekip i aftë

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka dhënë mendimin e tij personal për Kombëtaren e Kosovës.

Suedia do udhëtojë me 28 mars që të përballet me Kosovën në “Fadil Vokrri”.

Së fundmi, është bërë publike edhe lista e të ftuarve të Andersson, derisa në listë ndodhej edhe ylli i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Andersson ka lavdëruar Kosovën duke theksuar se janë ekip i aftë edhe kur i mungojnë disa nga lojtarët kryesorë.

“Edhe Kosova edhe Gjeorgjia kanë shumë lojtarë të mirë dhe të aftë teknikisht. Ne u takuam me Kosovën gjatë turneut të Janarit në vitin 2020 dhe e dimë që është një ekip i aftë edhe nëse nuk kanë ekipin më të mirë të mundshëm aktualisht. Si zakonisht, duhet të jemi të kujdesshëm në përgatitjet tona dhe të bëjmë paraqitje të mira për të marrë fillimin që duam në kualifikime”, u shpreh ai.

Kosova tani do ta këtë më të vështirë përballjen ndaj Suedisë duke marrë parasysh pjesëmarrjen e Ibrahimovicit.

Related posts

Marotta: Pogba ka sjellë përfitimin më të madh që ka parë ndonjëherë futbolli

Admin

Megjithatë, Deschamps do vazhdojë në krye të Francës

Admin

ZYRTARE: Nuno Espirito Santo emërohet menaxher i Tottenhamit

Admin

Henbollistja Donita Lajqi: Jam shumë e lumtur ta përfaqësoj Kosovën

Admin

Vazhdojnë me përgatitjet intensive para grave evropiane

Admin

Unitedi dhe Dortmundi kanë marrëveshje për Sanchon, pas ekzaminimeve mjekësore do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com