5.8 C
Skopje, NM
22/10/2021
DailyNews.mk
Maqedoni Përzgjedhjе nga redaktori

Trajanov: Të gjithë të cilët do të përfshihen në regjistrim të vaksinohen

Kryetari i Lidhjes demokratike dhe njëherit edhe deputet, Pavle Trajanov në emisionin e djeshëm në 24 Analizë konsideron se duhet të ketë regjistrim, sepse është i nevojshëm për planifikimin e zhvillimit të mëtejshëm të shtetit. Kjo nuk është kontestuese, por kontestuese janë disa momente rreth kufizimit se cila është popullata rezidente, e cila jo, vënë në dukje Trajanov.

“Duhet të ndahet se kush janë ata që jetojnë këtu. Kjo ishte një vërejtje kyçe. Unë propozova që nëse është e mundur, ekspertët nga të gjitha partitë politike të ftohen nga drejtori i Entit për statistikë. Regjistrimi duhet të marrë mbështetje nga të gjitha partitë. Ajo që është lëshuar në Ligj, të përfshihet në metodologji dhe kjo do të jetë në përputhje me të gjitha standardet”, thotë Trajanov, përcjell Zhurnal.mk

Ai tha se me Marrëveshjen e Ohrit po mbyllemi në getot etnike dhe kjo do të na ndajë. Thotë se ka shumë komente për partinë e tij, se në kushte të pandemisë, nuk duhet të ketë regjistrim. Trajanov propozon që të gjithë që do të përfshihen në regjistrim të vaksinohen në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e regjistruesve dhe të qytetarëve. (Zhurnal.mk)

Related posts

KSHZ hedh poshtë ankesat e partisë “E majta” në Maqedoni

Admin

Shilegov e paralajmëroi dislokimin e Hekuranës, Çimentores dhe industrisë tjetër të rëndë nga Shkupi

Admin

Dimitrov: Politika e vetos krijon ambient negativ dhe është investim në bërjen e armiqësisë

Admin

Analizë/ Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Admin

Funksionar i lartë i LSDM-së: Nëse bie Shkupi, bie edhe Qeveria e Zaevit

Admin

Bexheti falenderon strukturat e partisë për fitoren madhështore në Saraj

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com