18.8 C
Skopje, NM
16/06/2021
DailyNews.mk
Kronika

Tragjedi në shtetin afrikan, rreth 40 pasagjerë digjen për së gjalli në autobus

Rreth 40 pasagjerë janë djegur për së gjalli, pasi një autobus u rrotullua dhe u kaplua nga flaka në perëndim të Republikës Demokratike të Kongos, tha një zyrtar i këtij shteti.Aksidenti ndodhi afër fshatit Kiwawa, gjashtë orë udhëtim larg kryeqytetit Kinshasa, tha guvernatori i provincës Kwilu, Willy Itshundala.“Pothuajse asgjë nuk mund të nxirret.

Nga 31 të mbijetuar, nëntë janë të lënduar seriozisht”, tha ky zyrtar përmes telefonit për agjencinë Reuters, transmeton Gazeta Express.Në disa video të publikuara në rrejte sociale shihet një autobus i kthyer në krah duke u djegur dhe disa kokrra pemësh të shpërndara. Agjencia Reuters nuk ka pasur mundësi që t’i vërtetojë pamjet.

Zhvillimi i transportit në Republikën Demokratike të Kongos është mjaft i vështirë për shkak se terreni dhe klima janë të papërshtatshme për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave.Sidoqoftë, ky shtet i shfrytëzon më shumë rrugët ujore për të lëvizur nëpër territorin e madh të shtetit me sipërfaqe prej 2 milionë e 345 mijë kilometrash katrorë.

Related posts

Shpërthen lushnjari/ Pasi dhunoi partneren hedh nga ballkoni orenditë shtëpiake

Lea Musliju

Shkoi për të mbledhur bimë mjekësore, i moshuari gjendet i vdekur, dyshohet se ra nga shkëmbi

Lea Musliju

Tre të vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak në Afganistan

NEFAIL EMINI

Policia në aksion në secilën magjistrale, zero tolerancë për shkelësit e rregullave në trafik

Admin

Dorëzohet në Polici i dyshuari për vrasjen e kosovarit në Hanover

Admin

Gjuajtje me armë në një pompë të derivateve në Drenas

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More