30.6 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Tottenham dëshiron blerjen e Bale, Reali ia cakton çmimin

Huazimi i Real Madridit, Gareth Bale mund të qëndrojë të Tottenhami për një kohë më të gjatë se qershori i vitit 2021.

Bale u rikthye të Spurs në formë huazimi verën e kaluar, meqenëse nuk ka pasur vend në formacionin e Zinedine Zidanes.

Trajneri Jose Mourinho është tejet i lumtur me ish yllin e “Los Blancos” dhe ka kërkuar nga klubi ta kompletojë marrëveshjen.

Sipas ‘Calciomercato’, presidenti Florentino Perez ka vendosur ta shesë për 15 milionë euro në mënyrë që të mos paguajë pagat tejet të larta të uellsianit.

Bale me “Galaktikët” fitoi dy herë La Liga-n, një herë Kupën e Mbretit, katër herë Ligën e Kampionëve, një Superkupë të Spanjës, dy Superkupa Evropiane dhe tri herë Kupën e Botës për klube, mirëpo lidhja me Zidanen në vitet e fundit nuk ka qenë e mirë.

Related posts

Challandes fton Bernard Berishën për tri ndeshjet e nëntorit

admin

Pulev: Joshua bën gabime të mëdha, do ta mposht

admin

Ronaldo barazon rekordin e Messit në Ligën e Kampionëve

admin