27.1 C
Los Angeles
August 18, 2022
DailyNews – MK
Sport-al

Toma thotë se po mendon vetëm për Zvicrën dhe asgjë tjetër

Bastien Toma është i fokusuar vetëm te Kombëtarja e Zvicrës.

Mesfushori 21 vjeçar, verën e fundit i është bashkuar Genkut në Belgjikë, teksa konsiderohej në mesin e talenteve më të mëdhenj që ka dalë nga futbolli zviceran viteve të fundit.

Derisa vazhdon të paraqitet për Zvicrën U21, Toma është përmendur si një prurje te Kosova, me trajnerin Bernard Challandes që ka kërkuar shërbimet e tij.

Megjithatë futbollisti thotë se për momentin nuk e ka ndërmend një lëvizje të tillë.

“Çështja e një ndryshimi nuk më lind. Unë e kam diskutuar këtë gjerësisht me familjen time dhe nuk ndiej asnjë presion. Për momentin nuk po mendoj për asgjë tjetër përveç Zvicrës”, ka deklaruar Toma për SFR.

Related posts

Këta janë të nominuarit nga FIFA për çmimin e lojtarit më të mirë në botë

admin

Varësia nga alkooli, Maradona në spital deri të hënën

admin

Formacionet zyrtare: Man Utd – PSG

admin