9.8 C
Skopje, NM
17/10/2021
DailyNews.mk
Showbiz

Tom Jones bëhet artisti më i moshuar që ka albumin në krye të tabelës në Britani

Tom Jones thyen rekordin e Bob Dylan.

Tom Jones bëhet mashkulli më i moshuar që ka një album Nr.1 në tabelat e Mbretërisë së Bashkuar, duke e kaluar Bob Dylan, i cili ishte në krye të tabelës në moshën 79 vjeçare, shkruan Daily Mail.

Tom Jones dje theu një rekord të vendosur nga Bob Dylan duke u bërë mashkulli më i moshuar në krye të tabelave të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi i tij i ri “Surrounded By Time” u rendit i pari në listën zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Tani 80 vjeç e dhjetë muaj, ylli veteran ka tejkaluar arritjet e kantautorit Dylan në kryesimin e të njëjtës listë në 79 vjeç qershorin e kaluar me albumin e tij “Rough And Rowdy Ways”.

E ndjera, Dame Vera Lynn mban rekordin e përgjithshëm me koleksionin e saj më të mirë të hiteve “We’ll Meet Again – The Very Best Of”, e cila arriti vendin e parë më 2009 kur ajo ishte 92 vjeçe.

“Surrounded By Time” është albumi i katërt numër një i Tom dhe i pari i tij që nga 1999 “Reload”.

Ai tha dje: ‘Të mbash këtë rekord të tabelës në Mbretërinë e Bashkuar është e jashtëzakonshme – thjesht e pabesueshme”.

“Është e mrekullueshme që publiku më ka lejuar të shprehem me muzikën në kohën time të jetës dhe të tregoj mbështetjen e tyre”, përfundoi artisti.

Related posts

Miley Cyrus falënderon për mbështetjen besnike dhe paralajmëron epokën e re të punës në letrën dedikuar fansave

Admin

Linda Halimi vazhdon të tregojë të pasmet në fotografi pas ndërhyrjes së kryer në vithe

Admin

Jeff Bezos dhe e dashura e tij shkëmbejnë puthje pasionante në mes të rrugës në New York

Admin

Mirsa Kërçeli publikon këngën e “Haver”

Admin

Arta Nitaj vjen me poza të reja joshëse para pasqyrës, thekson format në veshjen plot stil

Admin

“Cold Heart” e Dua Lipës dhe Elton John renditet e para në Britani të Madhe

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com