24 C
Los Angeles
November 27, 2021
DailyNews – MK
Kosovë

TI publikon Indeksin e Integritetit në sektorin e Mbrojtjes: Kosova me rrezik të lartë të korrupsionit në këtë sektor

Transparency International Defence & Security sot ka lansuar Indeksin e Integritetit në sektorin e Mbrojtjes (GDI2020) ku 86 shtete janë matur kundrejt masave të tyre mbrojtëse kundër korrupsionit në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kosova u bë për herë të parë pjesë e këtij vlerësimi në 2020.

GDI vlerëson 86 sektorin e mbrojtjes në pesë shtylla me rrezikshmëri: financat, operacionet, personeli, politikat dhe prokurimi, përpara se të caktojë një rezultat të përgjithshëm. Ai përdor shkallën e mëposhtme:

Në bazë të 75 treguesve të përdorur në këtë matje, KDI thekson se Kosova ka shënuar si në vijim në pesë fushat e rrezikut, duke marrë 42 pikë në total nga 100.

Sipas GDI, Kosova, duke qenë një lojtar i ri i sigurisë në rajon, ende po zhvillon aftësitë e saj mbrojtëse dhe rreziqet e korrupsionit në këtë sektor janë të larta. Përderisa Kosova ka një kornizë të fortë legjislative për mbrojtjen, mbetet një boshllëk i dukshëm në zbatim, i cili ka rezultuar në mbikëqyrje të dobët parlamentare, transparencë të dobët, procedura të fshehta të prokurimit dhe një mjedis të pasigurt për sinjalizuesit.

Sipas këtij indeksi, dështimi për të korrigjuar këto çështje mund të bëjë që shpresat kosovare për një ushtri kombëtare profesionale të shuhen përmes menaxhimit të keq financiar dhe korrupsionit, i cili mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme ambiciet në rritje rajonale dhe ndërkombëtare të Kosovës.

Në nivel rajonal, ndërkohë që Bosnja dhe Hercegovina janë vlerësuar me rrezik të moderuar, Shqipëria, Kosova dhe Serbia janë vlerësuar të kenë rrezik të lartë korrupsioni në këtë sektor.

Pikat kryesore globale

62% e vendeve kanë arritur një rezultat të përgjithshëm prej 49/100 ose më të ulët, që tregon një rrezik të lartë deri kritik të korrupsionit në sektorin e mbrojtjes në të gjitha rajonet e botës.

Zelanda e Re kryeson Indeksin me rezultatin 85/100.

Sudani, i cili vetëm muajin e kaluar pa që ushtria mori pushtetin me një grusht shteti të dhunshëm, ka performancën më të keqe, me një rezultat të përgjithshëm prej vetëm 5/100.

Nota mesatare për vendet e G20 është 49/100.

Pothuajse çdo vend ka rezultate të dobëta për sa i përket masave mbrojtëse kundër korrupsionit në operacionet ushtarake. Rezultati mesatar në këtë fushë është vetëm 16/100 sepse shumicës së vendeve u mungon anti-korrupsioni si një shtyllë thelbësore e planifikimit të misionit të tyre.

Ndër ato që shënuan veçanërisht të dobëta në këtë fushë janë vendet kyçe që kontribuojnë ose udhëheqin ndërhyrje të mëdha ndërkombëtare si Shtetet e Bashkuara (rezultati i operacioneve 18/100), Franca (10/100) dhe Bangladeshi (0/100).

49% e importeve globale të armëve u shiten qarqeve që përballen me një rrezik të lartë deri në kritik të korrupsionit në mbrojtje.

Raporti për Kosovën mund të gjendet në: https://kdi-kosova.org/publikimet/indeksi-i-integritetit-te-sektorit-te-mbrojtjes-gdi-raporti-per-kosoven/

Indeksi i Integritetit të Mbrojtjes së Qeverisë tregon se vendeve që kontribuojnë ose drejtojnë ndërhyrje të mëdha ndërkombëtare u mungojnë masat kryesore kundër korrupsionit në operacionet e tyre ushtarake. 

Related posts

Rasti i Salih Mustafës – sot pritet të dëgjohet dëshmitari i shtatë në Hagë

admin

Arben Vitia e pranon humbjen dhe ia uron fitoren Përparim Ramës

admin

Tahiri: Rama po i kontribuon krijimit të Serbisë së Madhe dhe destabilitet në Ballkan

admin