11.8 C
Skopje, NM
24/09/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

The Guardian: Fillimi i arrestimeve nga Gjykata Speciale mund të ketë efekte në marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Gazeta prestigjioze britanike The Guardian, i ka dedikuar një artikull arrestimeve të bëra nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës.

Gjatë javës së kaluar, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë urdhëruar arrestimin e tre ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët u arrestuan nga policia e BE dhe u transferuan në Holandë.

Dy prej tyre tashmë janë paraqitur para një gjykatësi, në një sallë gjykate të ndërtuar posaçërisht, të pajisur me ekrane transparente si një masë paraprake kundër koronavirusit.

The Guardian thekson se fillimi i këtyre procedurave gjyqësore mund të ketë efekte në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova

“Fillimi i procedurave të vonuara gjyqësore mund të ketë efekte të thella në Kosovë dhe marrëdhëniet e saj të tensionuara me Serbinë. Në qershor, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u akuzua nga prokurori special për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Akuzat ende nuk janë konfirmuar nga një gjykatës. Thaçi u mor në pyetje zyrtarisht për akuzat në korrik dhe ka shpallur pafajësinë e tij”.

“Akuzat e penguan Thaçin të merrte pjesë në një ceremoni nënshkrimi me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, për një marrëveshje mbi hapat e kufizuar drejt normalizimit ekonomik. Pakti u nënshkrua përfundimisht në 4 Shtator nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, por tensione të konsiderueshme mbeten dhe as Serbia dhe as mbështetësit e saj, përfshirë Rusinë dhe Kinën nuk e kanë njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës”.

Nasim Haradinaj, nënkryetari i shoqatës së veteranëve të UÇK-së, u paraqit të martën në Gjykatë i akuzuar për pengimin e drejtësisë dhe frikësimin e dëshmitarëve. Ai i tha gjyqtarit kryesues, Nicolas Guillou se kundërshton juridiksionin e gjykatës.

“Unë nuk i njoh këto dhoma, nuk e njoh punën tënde,” tha ai. “Ju keni shkelur çdo ligj njerëzor dhe të drejtën e shprehjes dhe madje edhe nëse më dënuat me 500,000 vjet mendoj se nuk mund të bëni asgjë për të ndryshuar mendimin tim”.

Të hënën një ish komandant i UÇK-së, Salih Mustafa, u paraqit në gjykatë i akuzuar për një akuzë për vrasje, ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe torturimin e të paktën gjashtë të burgosurve në një kamp paraburgimi në 1999. Viktimat u akuzuan nga luftëtarët e UÇK-së për bashkëpunim me Serbët ose jo duke mbështetur UÇK-në, sipas aktakuzës. Mustafa nuk bëri një lutje.

Disa krime lufte të kryera gjatë konfliktit të Kosovës 1998-99 u gjykuan nga gjykata ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë, gjithashtu e vendosur në Hagë, por gjykata u përqendrua kryesisht në mizoritë serbe.

Më pas dolën prova për përfshirjen e disa udhëheqësve të UÇK-së në mizoritë e pohuara dhe BE emëroi një prokuror amerikan, Clint Williamson, për të drejtuar një hetim paraprak në 2011.

Mbi bazën e gjetjeve të Ëilliamson, dhomat e specializuara të Kosovës u krijuan në vitin 2015. Puna e dhomave është vonuar nga trazirat politike dhe kërcënimi i përhapur i dëshmitarëve në Kosovë.

Related posts

Zjarret në Shqipëri, situata mbetet kritike në Dukat

Admin

Hotelet e Tiranës janë plot, turistë edhe nga Lindja e Mesme

Admin

Rritja e rasteve me coronavirus, 1,659 raste janë aktive

Admin

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare, tri orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Admin

Arsyet se përse po shtyhet regjistrimi i popullsisë

Admin

Humb jetën nga coronavirus një zyrtar policor

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com