33.8 C
Skopje, NM
25/07/2021
DailyNews.mk
Përzgjedhjе nga redaktori Rajoni

Thaçi: Është krijuar momentum i jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se pas marrëveshjes së Uashingtonit, është arritur një mundësi për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

Thaci ka shkruar në Facebook për zhvillimet e fundit, si dhe për takimin me të dërguarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

“Pas arritjes së marrëveshjes historike për normalizim ekonomik, më 4 shtator në Uashington, është krijuar momentum i jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, ka thënë ai.

“Jam mirënjohës për rolin udhëheqës dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-së në këtë proces. Roli i SHBA-së mbetet vendimtar edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizim dhe njohje reciproke. Në këtë aspekt, ne gjithashtu i çmojmë përpjekjet e të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për arritjen e marrëveshjes finale”, ka shtuar Thaçi.

“Në një takim në Bruksel, nga z. Lajçak u informova për qëllimin e lehtësuesit që procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me një marrëveshje finale, që nënkupton njohje reciproke. Prandaj, kërkohet që të gjitha palët e përfshira në këtë proces të punojnë bashkarisht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes”, ka përfunduar ai.

Related posts

Osmani për aksidentin në Kroaci: Lajm tragjik e i rëndë për vendin tonë

Admin

Tragjedia në Kroaci, reagon Kurti: Lutemi për sa më pak viktima, jemi pranë familjarëve

Admin

Konjufca pas aksidentit në Kroaci: Lutemi të ketë sa më pak viktima

Admin

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

Admin

Pas aksidentit tragjik, ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla

Admin

Aksidenti tragjik në Kroaci, Pacolli u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve

Admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More