14.7 C
Los Angeles
May 23, 2022
DailyNews – MK
Sport

Tetë futbollistë në garë për më të mirin e sezonit 2021/22 në Ligën Premier

Elita e futbollit anglez, Liga Premier është futur në dy xhirot e fundit për edicionin 2021/22.

Kësisoj tani kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fund të saj, Liga Premier ka hapur garën për lojtarin më të mirë të këtij sezoni.

Tetë futbollistë janë nominuar për çmimin EA Sports lojtari më i mirë i sezonit 2021/22 dhe edhe tifozët do të kenë të drejtë të votojnë.

Nga lideri aktual Manchester City në garë për lojtarin e sezonit janë dy futbollistë, Kevin de Bruyne dhe Joao Cancelo.

Dy futbollistë janë edhe nga Liverpooli si Mohamed Salah me 22 gola e 13 asistime dhe Trent Alexander-Arnold.

Bukayo Saka është nga Arsenali derisa Heung-Min Son nga Tottenham Hotspur.

Ylli i West Ham United, Jarrod Bowen gjithashtu e sheh vetën në garë për më të mirin e sezonit, njëjtë si James Ward-Prowse i Southampton që ka qenë befasia më e madhe që ndodhet në këtë listë. 

Related posts

Si mund të luajë Unitedi në edicionin 202/23 me tri transferime të reja

admin

Milan-Juventus: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

admin

Guardiola e do me çdo kusht, Man City shtyn përpara për transferimin e Haalandit

admin