1 C
Skopje, NM
26/02/2021
DailyNews.mk
Tema

Kompromisi, zgjidhje për kontestin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë

Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të gjejë një zgjidhje me Bullgarinë deri në Verë, atëherë detyrimisht duhet të lëshojë pe, në të kundërtën nuk mund të ketë zgjidhje. Kështu vlerëson profesori universitar Mitasin Beqiri, duke folur për një zgjidhje të mundshme të kontestit historik mes Maqedonisë dhe Bullgarisë deri në mes të këtij viti. Në muajin Mars në Bullgari mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhe se sipas profesorit Mitasin Beqiri shumë është me rëndësishme se kush do të marrë besimin e elektoratit bullgar dhe si do të rreshtohet përballë kontestit me Maqedoninë.

“Po, zgjidhje mund të presim pasi që ka vullnet nga pala e maqedonase të ndërmerr diçka konkrete çka kërkon pala bullgare, e jo vetëm deklarata formale. Të ndërtojë stilin e të shprehurit, programet shkollore dhe çka është objekt i diskutimeve në mes komisionit ndërshtetëror, si dhe nëse ka vullnet edhe nga pala gjermane si ndërmjetëse e BE-së, që i bëjnë presion palës bullgare që të lëshojë pe. Në të kundërtën nuk ka zgjidhje”, deklaroi për Zhurnal, Mitasin Beqiri profesor universitar.

Ndryshe, Bullgaria, në muajin nëntor të vitit të kaluar, e ka penguar hapjen e negociatave me arsyetimin se ende nuk ka marrëveshje për gjuhën maqedonase, identitetin, aspektet historike, pakicën bullgare në Maqedoninë e Veriut, pretendimet territoriale, gjuhën e urrejtjes, që janë vetëm disa çështjet e hapura, për të cilat Bullgaria kërkon zgjidhje. Zyrtarët maqedonas, ndërkohë, kanë bërë të ditur se me palën bullgare mund të bisedojnë për gjithçka, në veçanti për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, të nënshkruar më 2 gusht 2017, por jo edhe për çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin.

Në muajin mars në Bullgari do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Te zyrtarët maqedonas, por edhe në opinion ka pasur vlerësime se qëndrimet e forta bullgare në raport me Maqedoninë e Veriut kanë të bëjnë me fushatën elektorale që po zhvillohen atje, edhe pse shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva, të mërkurën tha se është gabim i madh të pretendohet se Sofja mund të ketë qëndrim më të zbutur pas zgjedhjeve, meqë sipas saj, tashmë atje është arritur një unitet i fuqishëm sa i përket temave të hapura me Maqedoninë e Veriut. (Zhurnal.mk)

Related posts

Selmani: Çekani drejtesisë godet shqiptarët, përkdhel maqedonasit!

Zekirija Haxhiu

Rasti Mijallkov mund të komplikojë funksionimin e shumicës parlamentare

Zekirija Haxhiu

Vetingu në gjyqësor i pashmangshëm

Zekirija Haxhiu

Arratisja Mijallkovit, dëshmon mosfunksionimin e sistemit shtetëror dhe të drejtësisë!

Zekirija Haxhiu

Drejtësisë së brishtë në Maqedoni i mungojnë gjykatësit!

Zekirija Haxhiu

ZGJEDHJET LOKALE/ I mundshëm koalicioni LSDM-BDI, shqiptar mund të jetë kandidati për Shkupin!

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More